Papa Françesku thirrje qytetarëve: Të bashkëpunojmë me autoritetet për të frenuar COVID-19

Papa Françesku thirrje qytetarëve: Të bashkëpunojmë me autoritetet për të frenuar COVID-19

Papa Françesko

Papa Françesku përmes meshës “Angelus”, e cila është bërë online ditën e djeshme, është munduar të nxisë besimtarët nga e gjithë bota në mënyrë që të bashkëpunojnë me autoritetet për frenimin e koronavirusit në botë.

“Na duhet ta realizojmë kështu, ”, tha ai duke iu referuar lidhjes virtuale nga Biblioteka e Pallatit Apostolik. “Në këtë mënyrë parandalojmë njerëzit që të vijnë në shesh dhe bashkëpunojmë me autoritetet duke zbatuar dispozitat që na ndihmojnë të gjithëve të shpëtojmë nga kjo pandemi”, shtoi Papa Françesku gjatë meshës.

Vendet e të gjithë botës për shkak të festave të fundvitit kanë ndërmarrë masa të reja anti-COVID, në mënyrë që të shmanget rritja e rasteve të infektimeve dhe ardhja e një vale të tretë e virusit.

Italia aktualisht ndodhet e gjitha në një zonë të kuqe. Qytetarët nuk kanë mundësinë të lëvizin nga qyteti në qytet, baret, restorantet dhe vendet e argëtimin që mund të ketë grumbullime njerëzish do të qëndrojnë të mbyllura, edhe për sa i përket aktiviteteve fetare çdo gjë do të jetë e kufizuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)