Papa Françesku u shtrua në spital pas 'dhimbjeve në gjoks', mjekët: Ka infeksion në rrugët e frymëmarrjes prej një virusi, s'është Covid-19

Papa Françesku u shtrua në spital pas 'dhimbjeve në gjoks', mjekët: Ka infeksion në rrugët e frymëmarrjes prej një virusi, s'është Covid-19

Papa Françesku

ITALI - Në prag të Pashkëve, Papa Françesku është shtruar dje në spital për probleme me frymëmarrjen, probleme me zemrën si dhe një ndjesi sikur diçka e shtypte në gjoks. Ai u transportua për në spital në Gemelli ku ndodhet i shtruar prej ditës së djeshme.

Nga kontrollet që i janë bërë në klinikë, ka rezultuar me një infeksion në rrugët e frymëmarrjes për shkak të një virusi që nuk është Covid-19, ndërsa përjashtohen problemet kardiake dhe pneumonia. Mediat italiane raportojnë se gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është e mirë, dhe nuk ka shfaqur shqetesime serioze ndërsa po mbahet nën kontroll.

Nërkohë jashtë në Romë ku po kurohet Papa janë mbledhur besimtarë të shumë që lutën për shëndetin e kreut të Kishës Katolike si dhe përfaqësues të mediat që raportojnë. Për këtë ka reaguar vetë Papa Françesku duke shprehur mirënjohje për lutjet e tyre.

“Jam prekur nga mesazhet e shumta të marra në këto orë dhe i shpreh mirënjohjen time të gjithëve për afërsinë dhe lutjet e tyre”, shkruan Papa Françesku në Twitter.

Solidaritet dhe shërim të shpejtë për Atin e shenjtë kanë shprehur personalitete të ndryshme në botë, mes tyre presidenti Italian Sergio Matarella dhe ai amerikan Joe Biden.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet