Papa Françesku, vizitë historike në Irak pavarësisht pandemisë dhe shqetësimeve për sigurinë (VIDEO)

Papa Françesku udhëton drejt Irakut në vizitën e parë papale në vend dhe udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë. Udhëtimi katër-ditor ka për qëllim tu japë siguri komunitetit të krishterë në rënie dhe të nxisë dialogun ndërfetar. Papa do të takojë klerikun mysliman Shia të Irakut, do të thotë një lutje në Mosul dhe do të kremtojë meshën në një stadium. Ai ka këmbëngulur për të udhëtuar pavarësisht nga një rritje e të re të infeksioneve me Covid-19 në Irak dhe shqetësimeve për sigurinë e tij. 

Papa, 84 vjeç, para udhëtimit të tij tha se do t’iu shtrijë dorën “vëllezërve dhe motrave të feve të tjera”, ndërsa vuri në pah “çmimin e rëndë” që kanë paguar komunitetet e krishtera në Irak gjatë dekadave të kaluara.

“Kam dëshirë t’ju takoj, të shoh fytyra të reja, të vizitoj tokën tuaj, djepin e lashtë dhe të jashtëzakonshëm të civilizimit. Unë vij si një pelegrin, një pelegrin i penduar, për të kërkuar falje dhe pajtim nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit”, tha Papa.

Vizita shënon udhëtimin e parë të Papës jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, një vit më parë.

Gjatë qëndrimit të tij atje ai do të marrë pjesë në një sërë ceremonish që do të organizohen nga komuniteti i krishterë në vend, i përbërë nga 300,000 banorë dhe një ndër më të vjetrit në botë. Numri i tyre ka rënë ndjeshëm pas rrëzimit nga pushtei të diktatorit Saddam Hussein, në 2003, nga 1.5 milion që ishte në 300 000.  Komuniteti ka qenë subjekt i persekutimeve dhe sulmeve nga grupe ekstremiste.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë