Papa Françesku zhvillon bisedë telefonike me presidentin iranian Raisi

Papa Françesku zhvillon bisedë telefonike me presidentin iranian Raisi

1699220192_dwdwdwdwvvghjkl.jpg

Ppa Françesku

Papa Françesku ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian Ebrahim Raisi. Biseda, sipas Vatikanit, u zhvillua pasdite me kërkesë të presidentit iranian dhe u fokusua në konfliktin në Lindjen e Mesme. Ditët e fundit, Ministri i Jashtëm i Selisë së Shenjtë, Kryepeshkopi Paul Richard Gallagher, pati një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hossein Amir-Abdollahian dhe në bisedën, edhe në këtë rast të kërkuar nga Teherani,  Gallagher shprehu shqetësimin serioz të Selisë së Shenjtë për atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë, duke përsëritur nevojën absolute për të shmangur zgjerimin e konfliktit dhe për të arritur një zgjidhje me dy shtete për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit, Papa ka folur në telefon me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe me Presidentin e Autoritetit palestinez Mahmoud Abbas, transmeton La Repubblica.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë