VATIKAN- ”Të dashur vëllezër dhe motra, ju falënderoj për dashurinë tuaj. Zoti më fton t'i dedikohem akoma më shumë lutjes dhe meditimit. Por kjo nuk do të thotë se do të brakstis Kishën." Këto ishin fjalët e Benedikti XVI-të i cili përshëndeti sot dhjetëra mijëra besimtarë të mbledhur në sheshin Shën Pjetër për lutjen e fundit përpara lënies së detyrës si papë në 28 shkurt.
“Falenderojmë Zotin për diellin e dhuruar” është shprehur duke bërë shaka Ratzinger pas shirave të rrëmbyer të këtyre ditëve në Romë.
“Me kreshmët mësojmë t’i japim lutjes kohën e duhur pasi na jep një frymëmarrje në jetën tonë shpirtërore. Në lutje për Zotin, ne jemi gjithmonë bashkë”- tha Ati i Shenjtë duke përshendetur për herë të fundit besimtarët katolikë.
Me aparate fotografike besimtarët bënë foto për ta bërë të pavdekshëm atë që e kanë quajtur ‘ngjarje historike’ pasi është hera e fundit që do ta shohim", thonin mijëra pelegrinë, që kanë mbërritur këtë mëngjes në sheshin “Shën Pjetër”.
Edhe në rrjetin social Tëitter Papa shkroi lamtumirën e fundit dhe në këto momente të veçanta kërkonte që të luteshin për të dhe për Kishën duke besuar gjithmonë në mbretërinë e Zotit.
Të mërkurën më 27 shkurt ora 10.30, Papa do të mbajë fjalimin e fundit në Sheshin e Shën Pjetrit ku priten një fluks i madh i besimtarëve.
Ati i Shejntë hyri në historinë e njerëzimit për dorheqjen e tij nga Kreu i Kishës Katolike, e para pas 600 viteve nga Kreu i Kishës Katolike.
Më 15 mars do të fillojë konklava dhe parashikohet që brenda Pashkëve, të cilat këtë vit bien më 31 mars, të jetë zgjedhur pasuesi i Benediktit të XVI-të.
/Shqiptarja.com