Papa Françesku ka kërkuar sërish falje për skandalet që kanë përfshirë kohët e fundit Vatikanin. Gjatë fjalës së tij në sheshin “Shën Pjetër”, Ati i Shenjtë tha se ai kërkonte falje për skandalet, por nuk specifikoi për cilat skandale e kishte fjalën.
Supozohet se Papa Françesku kërkoi falje për priftin katolik At Krzystof Charamsa, i cili dy javë më parë zbuloi se ishte homoseksual duke u prezantuar publikisht me partnerin e tij. At Krzystof Charamsa, i cili mbante një post të larë në Vatikan i bëri thirrje kishës katolike që të ndryshonte qëndrimin e vet sa i takon homoseksualëve.
Kisha Katolike mbron fuqimisht familjen e rregullt dhe vlerat e saj, e menjëherë pas deklaratës publike At Krzystof Charamsa është përjashtuar nga Vatikani.
Në fjalën e tij Papa Françesku ishte i ashpër edhe sa i përket fëmijëve të braktisur, të abuzuar. Po kjo nuk është hera e parë që Ati i Shenjtë flet për fëmijët e rrugës, ndërsa ka kërkuar nga qeveritë që të bëjnë më shumë në këtë drejtim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO