Abuzimet e Klerit mbi fëmijët, e në veçanti vetvrasjet e atyre që nuk e përballuan dot dhimbjen "rëndojnë mbi zemrën time, mbi ndërgjegjen time, e mbi atë të të gjithë Kishës".
Kështu foli Papa Francesco gjatë predikimit të tij në meshën që u mbajt për 6 viktimat e dhunës së priftërinjve: bëhet fjalë për tre burra dhe tre gra që erdhën nga Gjermania, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. "Kërkoj falje edhe për mëkatet e mosveprimit të krerëve të Kishës të cilët nuk reaguan në mënyrën e duhur për denoncimet e abuzimeve të bëra nga familjarët dhe nga vetë viktimat. Kjo u ka krijuar akoma dhe më shumë vuajtje atyre që u abuzuan dhe ka rrezikuar të tjerë minorenë që ishin në situata të ngjashme " - tha Papa Francesko.

"Prezenca juaj këtu - u shpreh Papa duke ju referuar 6 viktimave të abuzimeve në meshë të pranishëm në meshë - flet për mrekullinë e shpresës që dominon edhe mbi errësirën më të thellë". Dhe kjo sepse abuzimet e priftërinjve mbi të vegjlit "kanë një efekt përçarës mbi besimin dhe shpresën në Zot. Disa janë kapur pas besimit, ndërsa për të tjerët braktisja dhe tradhëtia ka gërryer besimin në Zot".
Nuk ka vend në Kishë për ata që abuzojnë
Papa Francesco rikonfirmoi tolerancë zero për priftërinjtë pedofilë. "Nuk ka vend në Kishë për ata që kryejnë abuzime seksuale dhe impenjohem për të mos toleruar dëmin e shkaktuar tek një minoren nga ana e kujtdo, pavarësisht statusit të tij klerik" - tha Papa.