Gjatë vizitës së Marco Rubio në Vatikan, u shkëmbyen dhurata midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe Papa Leo XIV.
Rubio i dhuroi Papës njw object tw vogwl prej kristali në formën e një topi futbolli dhe iu referua pasionit të njohur të Leo XIV për Chicago White Sox: "Je tifoz i bejsbollit, por kjo mban vulën e Departamentit të Shtetit", tha Rubio. "Çfarë i sjell dikujt që ka gjithçka?" e pyeti Sekretari i Shtetit i SHBA-së Leonen.
Nga ana e tij, Papa i dhuroi Rubios një stilolaps të bërë nga druri i ullirit: "Pema e ullirit është padyshim bima e paqes", tha Leone. Ai gjithashtu i dhuroi diplomatit amerikan një libër me ilustrime mbi veprat e artit të Vatikanit.
Lajmi kryesor:
Sekretari amerikan i Shtetit mbi dy orë e gjysmë në Vatikan, ballë për ballë Papa Leones pas tensioneve mes Donald Trumpit dhe Selisë së Shenjtë









