Papa Leone XIV ka testuar Ferrari-n e parë elektrik, “Luce”. Gjatë një vizite në Castel Gandolfo ku Ati i Shenjtë u prit nga presidenti i markës luksoze të makinave, John Elkann, ai pati mundësinë të provonte prodhimin më të ri.
Papa u ul në sediljen e shoferit, ndërsa për Ferrari-n kjo është e para makinë me 5 sedilje. Tekniku i shpjegoi mënyrat si manovrohej makina, por Papa s’mund ta merrte me vete.
E vetmja gjë që i mbeti si dhuratë simbolike dhe kujtim nga kjo eksperiencë ishte timoni.
Ferrari Luce ka katër dyer, pesë vende dhe një bagazh prej 600 litrash - një hapësirë e paprecedentë për një makinë me simbolin e kalit të zjarrtë.
Katër motorë elektrikë, një për secilën rrotë, prodhojnë më shumë se 1,000 kuaj fuqi dhe lejojnë shpërndarje të ndryshme të fuqisë për përmirësimin e drejtimit dhe kthesave.
Ferrari thotë se Luce mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 310 km/h. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet në vetëm 2.5 sekonda.
Bateria e madhe prej 122 kWh lejon një autonomi teorike mbi 500 kilometra. Në një stacion karikimi të shpejtë, makina mund të arrijë nga 10% në 80% karikim për 20 deri në 25 minuta.
Modelet e para të Luce-s pritet të jenë gati për dorëzim nga tremujori i katërt i vitit 2026, me një çmim rreth 550,000 euro.
Komente









