Papa në Azi, mban meshën e 
shenjtë për pajtim mes dy Koreve

Papa Françesku ka vizituar Korenë e Jugut ditën e sotme që shënon njëherësh vizitën e parë të një Pape në Azi, pas 25 vitesh.

Ndërkohë Koreja e veriut vazhdon provokimet ushtarake në rajon.

Aryeja e kësaj vizite së Papa Françeskut në Korenë e Jugut, sipas zyrtarëve të Vatikanit, është në shenjë nderimi ndaj katolikëve në vend, që përbën rreth 10 përqind të popullësisë. 

Gjithashtu sipas disa ekspertëve vizita e Papës ne Korenë e Jugut është në funksion të promovimit të kulturës katolike në Azi dhe për të dhënë dhe një mesazh sensibilizues për stabilitetin në rajon, duke pasur gjithmonë parasysh raportet e tensionuara së Seulit me Koren e Veriut. 

Ndërkohë që ditën e sotme, një orë para mbërritjes së Papës, Koreja e Veriut nga ana e saj ka testuar në det tre raketa me rreze të mesme.

Gjatë vizitës së tij pesë-ditore në Korenë e Jugut, Papa Françesku do të shenjtërojë 124 dëshmorë korean, do të ndihmojë në festimin e edicionit të 6 të Ditës së Rinisë aziatike, i cili është një tubim i të rinjve aziatik katolik, dhe gjithashtu do të mbajë Meshën e Shenjtë për paqe dhe pajtim. Në këtë të fundit pritet që të organizohet një lutje për paqe, duke përfshirë dhe marrëdhëniet e Seulit me Korenë e Veriut.

papa

papa

papa

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet