Teoria e Big Bang-ut, e cila pranohet nga qarqet shkencore si shpjegimi më racional për krijimin e universitt, është komentuar ditën e sotme nga ana e Papa Françeskut gjatë fjalës që mbajti, ditën e sotme, në Akademinë e Shkencave Papnore.
“Big Bang, e cila mbahet nga shkenca si teoria e krijimit të botës, nuk bie ndesh me ndërhyrjen e krijuesit të shenjtë, përkundrazi e plotëson atë”- deklaroi Papa gjatë fjalimit të tij.
Gjithashtu Papa tha se të krishterët duhet të heqin dorë nga ideja se bota u krijua nga rastësia dhe se zbulimet më të fundit të shkencës mbi fillimet e universit dhe vetë teoria e evolucionit përputhet me vizionin e Kishës.
“Duke lexuar Zanafillën ne kemi përfytyruar se Zoti “me një shkop magjik, është në gjendje të bëjë çdo gjë”. Por nuk është kështu. Ai krijoi jetën dhe la që çdo krijesë të zhvillohet në përputhje me ligjet natyrale që i ishin dhënë secilës.
…fillimi i botës nuk është vepër e kaosit që ka një origjinë të tijën, por rrjedh drejtpërdrejt nga një Parim Suprem, i cili krijon për dashuri"- deklaroi Papa Françesku gjatë fjalës që mbajti, ditën e sotme, në Akademinë e Shkencave Papnore.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com