Papa, Prostituta dhe Politika

Papa, Prostituta dhe Politika
Jezusi ishte i pranishëm në një gosti, të përgatitur prej një fariseu me emrin Simon, kur papritur, një grua me famë të keqe vjen e hyn brenda. Ndoshta ajo kishte kohë që priste përjashta, së bashku me të varfërit dhe lypësit e tjerë, që donin të hanin qoftë edhe thërrimet e një gostie të tillë. Sa të habitur do të jenë dukur mysafirët, kur e panë këtë grua imorale tek derdhi parfum të shtrenjtë mbi këmbët e Jezusit dhe pastaj i fshiu ato me flokët e saj! Çfarë skandali! Kështu fillon, pra, shëmbëlltyra që ka lidhje me faljen.

Gostia
Jezusi ishte ndoshta mysafiri më i nderuar në gostinë e Simonit. Ndoshta ky farise iu përngjante sadopak atyre njerëzve në kishat e sotshme, që kanë qejf ta ftojnë çdo pastor për darkë në shtëpinë e tyre, me qëllim që ta kenë mirë me udhëheqësit e kishës! E megjithatë, Simoni harroi fare ta puthte mysafirin, t’ia lante këmbët, apo t’ia vajoste kokën. Pa dyshim që Zoti nuk kishte shkuar atje për të ngrënë e për të pirë, por për t’i sjellë shpëtim shtëpisë së Simonit farise.

Nuk ishte aspak mirë për Simonin, që një prostitutë t’i hynte në shtëpi, tamam sikur kjo të ishte shtëpia e saj! Mund t’i imagjinojmë pëshpëritjet që dilnin prej gojëve të njerëzve, të hapura nga habia, tek ajo i afrohet Jezusit me një enë alabastri plot me parfum. Të gjithë të pranishmit në dhomë e dinin mirë se si e kishte “fituar” ajo atë enë. Pa dyshim që gruaja e dinte edhe vetë se si do të reagonin të tjerët, por ajo i kishte vënë vetes një qëllim dhe askush nuk kishte për ta ndaluar. Nami i kishte dalë për keq. Kur e kishte dëgjuar, vallë, për herë të parë Jezusin tek fliste për çlirimin prej mëkatit? Fjalët e Tij ia kishin ndryshuar jetën dhe, si shprehje dashurie dhe përkushtimi, ajo i vajos këmbët. Lotët e saj dilnin prej një zemre të penduar. Simonit kjo skenë iu duk skandaloze dhe mezi priste që ajo të dilte jashtë. Ai ishte drejtues fetar dhe e dinte mirë se kush ishte kjo grua, por kurrë s’kishte bërë gjë për ta çliruar atë prej imoralitetit. Në sytë e tij, ajo ishte mbeturinë. Habitej se si Jezusi, si profet që ishte, nuk e kuptonte sesa mëkatare ishte kjo grua. Por Zoti ndodhej aty pikërisht për mëkatarë të tillë. “Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët”.
 
Dhe historia përsëritet. Ja ku jemi sot, në epokën e internetit, Facebook-ut, të  "Selfie-s" dhe na shfaqet para syve e njëjta situatë. Ati i Shenjtë, Papa Francesku nderoi Shqipërine me vizitën e tij. U gezua i madh e i vogël, katolik dhe mysliman, deputet dhe i papunë, Veri dhe Jug, të pasur dhe të varfër pasi do kishin fatin ta shikonin nga afër Papa Françeskun. Por ajo që iu bëri përshtypje të gjithë atyre që ishin në shesh apo ata që preferuan ta ndiqnin nga ekrani ishte fakti që në rreshtat e parë ishin pikërisht ata qe i shohim cdo ditë në ekranet e TV, ne faqet e para të gazetave, pra politikanët tanë. Shumë kush mund të bëjë natyrshëm pyetjen: Po pse Papa Françesk pranoi t'i takojë, t'i mbajë afër, t'iu japë bekimin e tij pikërisht këtyre personave që në sytë e gjithë popullit janë shkaku i varfërisë ekstreme qe ndodhet Shqipëria, janë fajtorë për këtë gjendje të mjerueshme ku ndodhemi që pas ardhjes së demokracisë.

Përse Papa Françesk nuk takoi, bekoi njerëzit që po vuajnë nga papunësia, varfëria, nga mungesa e spitaleve etj. E pra pikërisht sepse ata që kanë më shumë nevojë për te shlyer mëkatet janë ata qe i pamë në rreshtat e para perballë Papës. Janë pikërisht politikanët, gjyqtarët, mjekët, drejtues mediash, biznesmenet(jo të gjithë apriori, por shumica e tyre), që kanë nevojë më shumë se populli i thjeshtë për të takuar nga afër Papën dhe për të pretenduar t'iu shlyhen mëkatet e shumta që mbajnë mbi supe. Prandaj mos u hidhëroni dhe mos e humbisni besimin o njerëz, sepse Papa erdhi në Shqipëri për të fal mëkatet e mëkatarëve, ndërsa ne populli që e shikonim Papën nga larg dolëm në rrugë jo për të dal në ekranet televizive por për te nderuar Atin e Shenjtë qe na mbush zemrat me besim, dashuri dhe shpresë.

Prostituta u pendua, kerkoi faljen dhe e mori faljen. Le të shpresojmë që dhe politikanët tanë të jenë penduar, i kanë kërkuar Atit të Shenjtë faljen dhe nëse vërtetë janë penduar atëhere iu janë fal mëkatet. Përndryshe nëse e kanë bëre tërë këtë vetëm për  Show sic bëjnë zakonisht, atëhere kanë gënjyer njerëzit por jo Zotin dhe i pret ajo që meritojnë, FERRI.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin