TIRANE - “Toleranca dhe harmonia fetare në Shqipëri është një shembull që duhet ndjekur dhe që duhet të inspirohemi.” Ky ishte mesazhi që Papa Françeksu i çoi botës nga Tirana e Shqipërisë së vogël. Nga Presidenca, ku u prit në një ceremoni të posaçme nga kreu i shtetit Bujar Nishani, Ati i Shenjtë, u shpreh se ishte mjaft i lumtur që kishte ardhur në atë që ai e quajti “tokën e Shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës.”
“Jam shumë i lumtur të jem këtu me ju në tokën e Shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës. Kjo e ka lejuar shoqërinë shqiptare të ndërmarrë një rrugëtim të rindërtimit, që të ndërmarrë iniciativa të reja dhe të ketë bashkëpunim me vendet e afërta, me Evropën dhe botën mbarë. “ tha Ati i Shenjtë
/Shqiptarja.com

VIDEO