Papare

Përbërësit:

  • 50 g gjalpë
  • 100 g djathë
  • 3-4 feta bukë e ndenjur
  • 1 gotë ujë
  • Nenexhik

Përgatitja:

Në tigan të thellë që nuk ngjit skuqim me gjalpë copat e bukës së copëtuar derisa të marrin ngjyrë. E shuajmë me ujë dhe shtojmë djathin e thërmuar. Sipas dëshirës në fund e rregullojmë shijen me nenexhik.