Saimir Tahiri 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-ministri i Brendshëm në hetim pasuror! Në sitë dhe transaksionet e gruas dhe kunatit (VIDEO)

Tirane- Me xhaketë bezhë, me syze dhe një shishe ujë në dorë ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Për herë të parë në një dalje publike prej marsit 2023,  ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u paraqit në SPAK, për tu përballur sërish me drejtësinë mbi një hetim që është hapur ndaj tij për verifikimin e pasurisë. 

Qëndroi rreth 2 orë e gjysmë në SPAK, - nga ora 13:00 deri në 15:40 (24 qershor 2024) - ku ishte thirrur nga prokurori Elvin Goga në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij prej disa muajsh. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Tahiri nuk foli për mediat, ndërsa pyetjeve të shumta të gazetarëve zgjodhi t'iu përgjigjet vetëm me "Nuk kam asgjë për të thënë". 

Verifikohen transaksionet, pyeten biznesmenë
Burime i thanë Report Tv e Shqiptarja.com se Tahiri është thirrur për të dhënë sqarime si person ndaj të cilit kryhen hetime rreth pasurisë por jo vetëm. Po sipas burimeve më herët në kuadër të ketij hetimi SPAK, ka pyetur edhe disa biznesmenë me të cilet familjarët e ish ministrit Tahiri kanë patur transaksione financiare.

Prokurori i Posaçëm Elvin Goga prej muajsh heton Tahirin mbi pasurinë dhe burimin e krijimit të tyre, pas denoncime që kanë mbërritur në SPAK në lidhje me disa prona që janë blerë nga familjarët e tij. Procedimi në fjalë është regjistruar disa muaj më parë teksa hetuesit kanë nisur verifikimet duke vënë në sitë të gjitha pasuritë e luajtshme, të paluajtshme dhe llogaritë bankare të Tahirit dhe familjarëve të tij.

Prokuroria ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë, institucione e agjenci të pronave për të verifikuar pronat e llogaritë bankare të ish-ministrit të Brendshëm, dhe transaksionet që ai ka kryer që prej kohës kur ai mbante detyrën dhe deri më sot. Në kuadër të kësaj dosje hetimet janë zgjeruar edhe tek bashkëshortja e tij dhe tek vëllai i bashkëshortes, për të verifikuar burimin e të ardhurave dhe të pasurive në emër të tyre.

Tahiri  ne SPAK
Saimir Tahiri sot la shtëpinë ku vijonte të kryente dënimin sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit e cila kishte urdhëruar që ish ministri të vijonte dënimin e mbetur në banesë dhe mund të lëvizte vetëm për nevoja të domosdoshme familjare kur Shërbimi i Provës binte dakord”.

Saimir Tahiri  nga qelia ne shtepi
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u shpall fajtor vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". 

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në 2 qershor 2023 kur Gjykata e Elbasanit mori vendimin që ish ministri dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë ta kryente në banesën e tij. Vendimi për lirimin u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe shkak u bë një raport mjekësor që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Lirimi nxiti reagim nga opozita dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim tha se ishte zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë dhe paralajmëroi pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’.

Beteja e fundit ne Gjykaten e Larte
Beteja vijon në Gjykatën e Lartë, ku ish-ministri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria kërkon që Tahiri të dënohet me 12 vite burg për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë nga grupi i vëllezërve Habilaj, me të cilët ka lidhje farefisnore.

Kjo e sotmja (24 qershor) është hera e parë që Saimir Tahiri shfaqet në publik pas marsit 2023, kur Tahiri mori leje të dilte nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, Kjo është dalja e tij e parë publike, po vuante dënimin në shtëpi

Saimir Tahiri është shfaqur sot për herë të parë në publik, nga dita kur dhe gjykata vendosi që ish ministri i Brendshëm të kryente në shtëpi dënimin e mbetur për shkak se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë.

Kjo është dalja e tij  e parë nga banesa dhe është bërë për shkak të thirrjes nga prokurori i SPAK Elvin Goga që po heton pasurinë e ish ministrit të Brendshëm. Mësohet se hetimet janë shtrirë dhe në personat familjarë të tij,  bashkëshortja dhe kunati I tij.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 25/06/2024 10:41

    Saimir tahirin e sulmojn vetem ata qr u demtuan nga lazarati Sepse sikur te mos nderhyhej ne fermen e droges se PD qe quhej lazarat saimirin si hynte asnje gjem ne kemb

    Përgjigju
  • Real: 24/06/2024 17:23

    Kokaina dhe Kanabisi kane ekzistuar edhe perpara epokes Tahiri, por ne kohen e tij mori permasa te frikshme qe po i vuajme ne sot por do i vuajne dhw brezat neser. Saimir Tahiri dhe Haki Çako jane ata qe e degraduan dhe e kriminalizua. policine e shtetit deri ne palce. Sekueatrojini cdo qindarke krimi horrit duke filluar nga baldushku dhe deri te palo kompleksi qe ka bllokuar hyrjen ne tirane nga 5 korsi, ne dy.

    Përgjigju
  • ShkodraniST: 24/06/2024 17:01

    Sajmir Tahiri pronari i farma 100 investim qe i kaloon 1.5 miljon euro

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 24/06/2024 16:52

    S.Tahiri u dënua PSE SHËMBI DROGËN E LAZARATIT TË LIGJËRUAR NGA I KORRUPTUARI MADH..NON GRATA. Mbrojtja që u bëri Sb DROGAXHIJVE(PROFESORVE TË DROGËS) TË LAZARATIT duke sulmuar ST,bëri që DREJTËSIA E TREDHUR E S.BERISHËS ti nxjerri nga burgu Ata që arrestoi S.Tahiri të cilët mbollën drogë më shumë në Teritor që duheshin mbi 1.500.000 polic (50 % e popullsisë). -S.Tahiri u akuzua me MOTIVACION TË RËNDË DHE..u arrestua për shpërdorim detyre..Akuzë e pa denjë për një MB,Kur policinë e drejton DREJTORI PËRGJITHSHËM. -Akuza se ndihmoi drogaxhijt e Vlorës HABILAJ është shpifje e ish Policit DRITAN ZAGANI(zagari)në ekzil pasi S.Berisha i fali PRONA NË VLORË E FIER PËR SHPIFJET QË SAJOI. -Pas S.T Saliu ju turr F.Xhafës për vëllanë si në kohën e E.Hoxhës. Dhe pas tij ju turr Ministrit GJENERAL..! Tashmë Sb po i turret MB TAULANT BALLA.. pasi metoda e Sb është SHPIFJA,duke mbuluar VJEDHJET E VRASJET E TIJ MARRAMËNDËSE.

    Përgjigju
    • E verteta: 25/06/2024 08:57

      Asgje per Sajmir Tahirunnuk eshte shpifje! Duro se do i dalin lidhjet me Shullazin, ortakeria me Armand Lilon etj. Mjafton nje analize e fijeve te flokeve qe te vertetohet se eshte perdorues i kokaines. TAHIRI MERITON BURG PER JETE, NJELLOJ SI Saliu dhe Meta.

    • Vlora: 25/06/2024 01:23

      @Ethem Lalaj ik ore të q..... familjen.

  • Dreri: 24/06/2024 16:01

    Komentoni si qytetar e jo si ........

    Përgjigju
  • Ikor: 24/06/2024 15:21

    I sëmurë me se ....?? Tumor malinj

    Përgjigju
  • altini: 24/06/2024 14:48

    Tashi po shikojne shqiptaret se ky spaska bere asgje ne krahasim me keta te tjeret e rilindjes! U mboll e gjithe shqiperia ne kohen e tahirit po sishte e gjitha e ketij, mbolli lloje lloje fshatari e me ato leke po hane edhe sot buke. Shikoni keta tjeret qe slane leke pa grabitur nga xhepat e shqiptareve dhe bejne monopole. Vjedhje, krim, oligarke, korrupsion! Kete duhet ta kthejne dhe njehere minister te hapet leku te bejne leke te gjithe.

    Përgjigju
  • Fatosi: 24/06/2024 14:22

    o viso, visooo koper 100ç kete here

    Përgjigju
    • Asewq: 24/06/2024 15:04

      O tosi ta mballosi..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare