Papavrami mes tetë virtuozëve
jep koncert në Teatrin e Operës

Papavrami mes tetë virtuozëve <br />jep koncert në Teatrin e Operës
TIRANE - Pas koncertit që dhanë sot në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë katër instrumentistët shqiptarë dhe 4 artistët e huaj me famë ndërkombëtare, nesër në kuadër të festivalit “Different Trains Festival” do të ngjiten sërish në skenë. Bëhet fjalë për instrumentistët më të mirë shqiptarë që kanë bërë emër në botë si Tedi Papavrami, Klajdi Sahatçi, Vlorent Xhafaj dhe Dorian Xhoxhi, si edhe artistët e huaj Andrea Rebaudengo, Joaquin R. Garcia, Adam Laloum dhe François Frederic Guy.

Ata do të shfaqin një koncert të madh për publikun shqiptar nesër në orën 19.00 në TKOB. Nata e fundit e “Different Trains Festival” do të sjellë krijimtarinë më të mirë të muzikës klasike botërore, pohon Vlorent Xhafaj njëri prej organizatorëve e festivalit. Gjithashtu Xhafaj pohon se “prej dekadash ne violinistët shqiptarë nuk kemi luajtur së bashku në një skenë në Shqipëri dhe ky rikthim së bashku më jep emocione”.

Veçantia e këtij festivali qëndron në faktin që i rikthen skenës shqiptare virtuozët më të njohur shqiptarë në shkallë europiane dhe ndërkombëtare. “Different Trains Festival” sjell në skenën e TKOB interpretime të 8 virtuozëve me këto instrumente: volinën e Tedi Pvaramit, violinën e Klajdi Sahatçiut, violinën e Dorian Xhoxhit, dhe violonçelin e Vlorent Xhafaj.

Po ashtu edhe katër instrumentistët e njohur ndërkombëtar luajnë: me violinë Joaquin Riquelme Garcias, me piano Francois-Frederic Guy, Andrea Rebaudengo dhe Adam Laloum. Një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, violinisti Tedi Papavrami ka marrë shumë duartrokitje mbrëmë gjatë performancës së tij, por publiku ka duartrokitur me entuziazëm të gjithë gjatë gjithë shfaqjes.

Repertori i koncertit
Vendi ku do të zhvillohet festivali do të jetë salla e Teatrit të Operas dhe Baletit. Do të interpretohet me repertor të gjerë muzikor, i cili shkon nga kryevepra të repertorit botëror deri tek premierat e pjesët kontemporane në Shqipëri. Ky festival me repertor të ndryshëm i ofron publikut një mundësi për të parë e dëgjuar nga afër disa nga artistët e talentuar shqiptarë që kanë korrur sukses në skenat ndërkombëtare dhe këtë herë nuk mungojnë vepra nga Wolfgang Amadeus Mozart.

Në festival do të jenë si pjesë e programit edhe J. Brahms Kuartet me Piano Nr. 2 La maxhor, op.26 që do të interpretohet nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit. Nuk mungojnë dhe Debussy -Violin Sonata, Shostakovich- Trio n.2 op.67, Dvorak- Kuintet me piano ne la mazhor op.81. Nëe natën e tretë të festivalit me 10 dhjetor në sallën e Universitetit të Arteve do të interpretohen pjesë nga Beethoven- Spnate për violinë dhe piano no.9 "Kreutzer sonata" në la mazhor, op.47 si dhe Brahms- Kuartet me piano n. 1 në sol minor, op.25, etj.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë