Papulias merr titullin ‘Qytetar Nderi’
i Gjirokastrës:Nderi më i madh

Papulias merr titullin ‘Qytetar Nderi’<br />i Gjirokastrës:Nderi më i madh
GJIROKASTER- Bashkia e Gjirokastrës i ka dorëzuar presidentit grek Karolos Papulias titullin “Qytetar Nderi”. Motivacioni i këtij titulli është për “Kontribut në formacionin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Në fjalën e tij, presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka shprehur emocionet dhe vlërësimet për marrjen e këti titulli.

“Titulli është nderi më i madh që më është bërë në jetën time. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërore që s’do t’i harroj. Vij nga Këlcyra me emocion. Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi", u shrpreh Presidenti Papulias.

Më herët kreu i shtetit grek Papulias ka qenë i pranishëm në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.

Titulli vleresues presidentit grek i akordua nga bashkia e qytetit të gurtët me motivacionin “Mik i shquar i shqipërisë dhe kontribues i mardhënieve mes dy vëndeve fqinje”,ndërsa ka qënë vetë kryebashkiaku, Flamur Bime, ai që i dorëzoi titullin Papuliasit.
 
Me herët presidenti Papulias ka qënë në Këlcyrë ku mori pjesë në meshën përkujtimore në nderim të ushtarve që humbën jetën në luftën Italo Greke.
 
Papulias vendosi lule kurora me lule është tek Kryqi i Madh në manastirin e “Shën Nikollës”, i cili simbolizon shpirtin e ushtarëve grekë të rënë në luftë.
 
Ndërkohë gjatë takimit të zhvilluar në Dervician me minoritarët grekë ka ikur energjia elketrike në momentin që Papulias mori fjlalën.
 
Nuk dihet ende shkaku i ndërprerjes energjisë elektrike, ndërsa pas kësaj ndodhie Papulias nuk ka pranuar ta vazhdojë fjalën duke ndërprerë atë në mes.
 
Lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë, sipas të cilës organizatoret e aktivitetit rrymën elektrike e kanë siguruar nëpërmjet gjeneratorit dhe se ndërpreja mund të ketë ardhur pikërisht për shkak të problemeve të gjeneratorit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia