TIRANE- Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Shqipëri Presidenti grek Karolos Papulias zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha paraditen e sotme, dhe më pas është nisur drejt jugut ku do të takojë minoritetin grek por dhe do të kryejë homazhe në varrezat e ushtarëve greke në Këlcyrë por dhe në fshatin Bularat.
Për shkak të motit të keq është anuluar udhëtimi i Papuliasit me helikopter ushtarak, ashtu siç shkruanin mediat greke, dhe mësohet se presidenti grek është nisur drejt jugut me makinë.
Po mediat greke shkruajnë se para takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Presidenti i Republikës Greke Karolos Papulias ka vizituar monumentin "Nënë Shqipëri" në Tiranë, tek varrezat e "Dëshmorëve të Kombit", ku ai ka vendosur edhe një kurorë në shenjë nderimi.
Në mesditë ai ka mbërritur në Këlcyrë rreth orës 12:00. Eshtë mbajtur një meshë në manastirin e “Shën Nikollës” në Këlcyrë, të drejtuar nga kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos. Mesha është mbajtur në shqip dhe greqisht në përkujtim të ushtarëve të rënë në luftën italo greke. Më pas ai ka vendosur kurora me lule tek kryeqi i madh që simbolizon shpirtin e ushtareve të rënë grekë.
Korrespondenti ynë Piro Nase informon se Papulias do të pritet edhe nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, nga i cili do të nderohet me titullin "Qytetar nderi".
Më pas do të udhëtojë drejt Derviçanit në kryeqendrën e minoritetit grek dhe më pas do shkojnë në varrezat e ushtarëvëe grekë në fshatin Bularat”

(Në foto: Presidenti Grek Papulias në Kelcyre duke u takuar me Janullatos )
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani: Hiqni ligjin e luftes