Papunësia, “loja” me llogaritjet
nuk përfshihen të pa regjistruarit
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit e punësimit në Shqipëri për vitin 2012. Open Data zbulon difektet e INSTAT e Ministrisë së Punës.
TIRANE - Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit e punësimit në Shqipëri për vitin 2012. Të dhënat bazohen tek baza statistikore e Ministria e Punës dhe vlerësime të INSTAT-it. Sipas ODA-s, treguesi s’është i saktë për shkak të metodologjisë
Shkalla e papunësisë ose norma e papunësisë mbetet një tregues problematik për shkak të defekteve të Koordinatorit Kombëtar të Statistikave INSTAT në përllogaritje dhe metodologji, sipas një studimi të Open Data.
DEFEKTETForca e punës si një indikator tepër i rëndësishëm social ekonomik, në kontekstin zyrtar vazhdon të përllogaritet si totali i personave të punësuar dhe numri i të papunëve të regjistruar dhe që janë në moshë madhore.
Ky tregues zyrtar në vendin tonë nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë numrin e personave të papunë, të cilët nuk kanë arsye dhe nuk parashohin dobi, që të regjistrohen tek zyrat e punës. Këta individë, mundësitë për punësim ose aftësim për treg pune i shohin më shumë tek tregu privat i decentralizuar apo tek tregu i punës jashtë Republikës së Shqipërisë.
Një tjetër difekt tek kalkulimi zyrtar i këtij treguesi është përllogaritja e personave që konsiderohen të punësuar në sektorin privat jobujqësor. Këta individë konsiderohen të punësuar sa kohë nuk kërkojnë punë në shërbime të zyrave të punës, që në fshat nuk kanë ekzistuar asnjëherë, ndërkohë që përbëjnë 54% të totalit. Paradoksi qëndron se, me ndryshimet demografike të pasqyruara edhe në censusin e 2011-ës, popullsia në fshat është vetëm 46% dhe nuk ka lidhje logjike urbanizimi i popullsisë me një opsion ku pjesa kryesore e punësimit konsiderohet tregu bujqësor.
Nga ana tjetër edhe prodhimi bujqësor është në nivele inferiore në kontekstin kombëtar për të justifikuar një nivel kaq të lartë punësimi në këtë sektor (në rastin më të mire, 21% e PBB jepet nga bujqësia).
PUNËSIMIINSTAT dhe ministria e linjës raportojnë forcë pune në total në fund të dhjetorit një 1.106.118 persona. Nga këta, 164.000 janë të punësuar në sektorin shtetëror, ndërsa 278.063 persona në sektorin privat jobujqësor.
Nëse do të konsideronim këto dy grupe, të punësuar në sektor shtetërorë dhe të punësuar në sektorin privat jobujqësor, si të punësuar në qytete, do të kishim një tregues interesant për punësimin në zona urbane, i cili, për vitin 2012, rezulton në 642.063 persona. Kjo përbën vetëm 46% të të punësuarve në total.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35