‘Paqe’ Championsi mes Interit dhe Romës, Barcelona afrohet edhe më shumë me titullin

‘Paqe’ Championsi mes Interit dhe Romës, Barcelona afrohet edhe më shumë me titullin

Inter dhe Roma kanë ndarë nga 1 pikë në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 33 të “Seria A”. Në “Guisseppe Meazza” u luajt për një vend që të dërgon në “Champions” sezonin e ardhshëm, por në fund edhe pse mori 1 pikë, Roma mbeti e zhgënjyer, ndërsa zikaltërit pas 90 minutave u afruan akoma më shumë me objektivin.

Sa i përket lojës Roma kaloi e para në avantazh me supergolin e El Sharaawy, i cili para se të realizonte nga jashtë zone dribloi dy lojtarë njëri pas tjetrit. Reagimi i zikaltërve do të vinte në pjesën e dytë me Perisic që nga pranë portës sshfrytëzoi siç duhet asistin e Dambrozio-s. Pas 33 javësh Interi renditet në vendin e 3 me 61 pikë, 5 më shumë se Milani i vendit të katërt dhe 6 më shumë se Roma e vendit të pestë.

Në “La Liga” Barcelona ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion pasi ka mposhtur 2-1 Real Sociedad. Në ‘Camp Nou’ ishte Lenglet ai që zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndëkohë në fraksionin e dytë Juanmi zgjoi shpresat e miqve për pikë pasi barazoi rezultatin. Gjithsesi shifrat do të ndryshonin sërish në harkun kohor të 2 minutave pasi Jordi Alba tregoi cilësitë në sulm duke vulosur vulosur fitoren për Barcelonën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë