Derbi i Madridit ose supersfida e javës së 7 të ‘La Liga-s’ mes Atletico Madrid dhe Real Madrid është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Një 90 minutësh që ashtu siç pritej u luftua në çdo cep të fushës, por që zhgënjeu pak në aspektin ofensiv, pasi sulmuesit nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Në këtë mënyrë Reali konfirmohet një ‘mace e zezë’ për Atletico-n në ‘Ëanda Metropolitani’, pasi ‘galakatikët’ nuk janë mposhtur asnjëherë në stadiumin e ri të ‘el colchoneros’.
Me pikën e fituar Reali mbetet në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa ndjekin në vendin e dytë Getafe dhe Atletico Madrid me një pikë më pak.
Në Itali Interi i Conte-s nuk njeh rezultat tjetër veçse fitores të paktën në 6 javët e para. Skuadra zikaltër ka mposhtur Sampdoria-n me shifrat 1-3 në një ndeshje të dominuar totalisht nga ata, edhe kur në minutën e 46 mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Sanchez. Në këtë sfidë për Interin realizoi fillimisht Sensi, më pas Sanchez, para se vendasit të shkurtonin përkohësisht me Jankto. Interi gjithsesi edhe pse ishte me 10 lojtarë arriti të shënonte golin e tretë me Gagliardini-n.