Juventus dhe Inter kanë zhvilluar sot ndeshjen e dytë në Internacional Champions Cup teksa në përballjen me njëra-tjetrën janë ndarë në barazim me rezultatin 1-1. Dy skuadrat zbritën në fushë me formacionin jo të plotë, pasi si Sarri ashtu edhe Conte kanë mungesa në organikë për shkak të pushimeve të zgjatura të disa futbollistëve.
Sa i përket ndeshjes në minutën e 10 Interi arriti të kaloj në avantazh, falë blerjes së bujshme të Juves De Ligt, i cili devijoi topin në portën e mbrojtur nga Shezney. Bardhezinjtë u përpoqën të reagonin, por në 45 minutat e para Interi do të mbetej i pathyeshëm. Në pjesën e dytë, pas disa tentativave, skuadra bardhezi barazoi rezultatin me Ronaldo-n që ktheu në gol një goditje dënimi të ndihmuar edhe nga një devijim.
Deri në fund trajnerët provuan disa lojtarë, por rezultati mbeti i pandryshuar duke shkuar drejt penalltive, aty ku Boffon priti 3 të tilla dhe ndihmoi Juven që të fitonte 4-3.