Paqe në Kore? Studiuesi Lankov: Kim s’heq dorë nga bomba bërthamore!

Paqe në Kore? Studiuesi Lankov: Kim s’heq dorë nga bomba bërthamore!

Dy udheheqesit koreane gjate takimit te djeshem

“Pakëkush e kuptoi se se afër qe në të vërtetë lufta pak muaj më parë, por më pas u paraqitën tre rrethana të favorshme: Moon Jae-in që këmbënguli për t’i ftuar koreanoveriorët në Olimpiadën dimërore; Kimi që kërkonte mënyrën për të përfituar një zbutje të sanksioneve ekonomike dhe mbitëgjitha testi i fundit raketor me të cilin regjimi tregoi se është në gjendje të godasë një qytet amerikan. Ishte nëntor dhe kthesa nisi aty”.

Kështu e mendon profesor Andrei Lankov, ndoshta njohësi më ekspert i krizës koreane, një rus i cili ka studiuar në Universitetin Kim Il Sung të Phenianit përpara se të zhvendosej në Seul ku jep leksione dhe drejton organizatën studimore Korea Risk Group.

Ai është intervistuar nga gazeta italiane Corriere della Sera.

Nuk mendoni se Marshalli synin vetëm të legjitimohet si një kryetar shteti bërthamor?

“I tillë është tashmë, po ta mohoje këtë në këto negociata do të ishte joracionale por edhe papërgjegjshmëri. Megjithatë Kimit nuk i intereson legjitimimi formal”.

Çfarë do atëhere?

“Në nëntor kuptoi se po shtyhej shumë përpara, ai dëshiron të ruajë regjimin e tij, pushtetin dhe jetën. Për këtë arsye ka pranuar të dialogojë. Nuk do të heqë dorë nga armët por duhet të jetë realist dhe të bjerë dakord me Trumpin për një pakësim të arsenalit të tij bërthamor dhe raketor, të cilat nga ana tjetër nuk i duhen që të gjitha. I mjaftojnë disa raketa dhe pak testata për të arritur qëllimin e mbijetesë së garantuar, sepse askush nuk do të sulmonte një shtet bërthamor si Koreja e Veriut. Kim mund t’i dorëzojë një goxha numër bombash Trumpit”.  

Por SHBA-të kanë si synim denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm. Si dilet prej kësaj?

“Me realizëm: të gjitha fuqitë e deklaruara bërthamore janë të angazhuara në “denuklearizimin final”, e kanë shkruar në Traktatin e mospërhapjes të 1968 por nuk është se e kanë zbatuar. Kimit duhet t’i kërkohet të pakësojë arsenalin e tij dhe të heqë dorë nga prodhimi i bombave të reja, ky është rezultati maksimal i realizueshëm. Dhe unë jam optimist”.

Në të kaluarën kishit ngritur hipotezën e një lufte të re, tani përmse mendoni se zgjidhja është e mundur?

“Sepse politika e Trumpit, për çudinë time, funksionoi. Tani ekziston vetëm rreziku që presidenti të kërkojë të bëjë hatanë, të mos mjaftohet, të mos vëjë re që po arrin një fitore diplomatike serioze. Por un mendoj se Trump do të shtiret se beson te denuklearizimi koreanoverior sepse nuk do një luftë. Kur në fillim të vitit diskutohej për “aksionin ushtarak të bloody nose”, për ta goditur Kim “duke i nxjerrë gjak nga hunda”, presidenti duhet ta ketë kuptuar se do të kishin lëvizur Kina dhe Rusia dhe se Marshalli ishte i bindur se do t’ia dilte paq. Për këtë arsye Trump priti dhe pati të drejtë”.            

Dikush ka propozuar që Kim të paguhet me disa miliona dollarë për çdo rakjetë dhe bombë bërthamore që do të dorëzojë. A do të funksiononte?

“Pse jo? Paratë kanë shumë rëndësi në politikën e Phenianit. Kim, pa e thënë, është angazhuar në një program ekonomik si ai kinez, me reforma të tregut, është një adhurues i Deng Xiaoping. Dëshiron zhvillimin ekonomik sepse duke përmirësuar jetën e njerëzve të tij rritet edhe popullariteti i tij”.

 Si do të jetë përfundimi i takimit me Trump?

“Presidenti në Tëitter do ta shesë marrëveshjen për ndalimin e prodhimit të armëve të reja dhe pakësimin, do të flasë për denuklearizim, për garanci për mospërhapjen, dhe mirë do të bëjë. Marrëveshja përfundimtare ndoshta nuk do të zgjasë për gjithnjë, Koreja e Veriut nuk do të dorëzohet, do të mbetet një regjim brutal, por rreziku për përplasje ushtarake do të ulet”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI