Sot në orën 18:00 në Washington do tërhiqen goglat dhe do mësohen 12 grupet me nga katër skuadrat për fazën finale të Kupës së Botës 2026. FIFA është kujdesur që ky event të jetë një shfaqje e mirëfilltë, ku nuk do mungojnë krerët e tre vendeve organizatore, SHBA, Meksikë dhe Kanada, si edhe figurat më të spikatura të artit dhe sportit botëror.

Programi do të prezantohet nga supermodelja gjermane Heidi Klum dhe ajo do të shoqërohet nga aktorët amerikanë Kevin Hart dhe Danny Ramirez.

Ceremonia e hedhjes së shortit do të drejtohet nga ish-futbollisti anglez Rio Ferdinand, me ndihmën e prezantueses Samantha Johnson, ndërsa lojtari legjendar i futbollit amerikan Eli Manning do t'i mirëpresë të ftuarit në tapetin e kuq.

Goglat do të tërhiqen nga katër legjenda të sportit në Amerikë, por çuditërisht asnjëri prej tyre nuk është lojtar futbolli. Ata janë, ish-lojtari i futbollit amerikan Tom Brady, ish-lojtari i hokejit Wayne Gretzky, lojtari i bejsbollit Aaron Judge dhe ish-basketbollisti Shaquille O'Neal.


Lajmi kryesor:

LIVE/ Për herë të parë me 48 ekipe dhe në tre shtete, fillon shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026! 'Pjesë' Shqipëria dhe Kosova