Paqe në miqësoren e luksit Gjermani-Argjentinë, sot në fushë Holanda

Paqe në miqësoren e luksit Gjermani-Argjentinë, sot në fushë Holanda

Nën shiun e “Signal Iduna Park” në Dortmund miqësorja e luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës mbyllet në barazim 2-2. Një sfidë kjo që ka bërë historinë e Kupave të Botës ku e fundit ishte finalja e vitit 2014-të.

Gjermania me talentet e reja dominoi në pjesën e parë dhe morri një avantazh të dyfishtë me golat e Serge Gnabry dhe Havertz.

Në fraksionin e dytë në fushë për Argjentinën futet Alario  dhe ndryshon ndeshjen. Sulmuesi i Bayer Leverkusen shënon vetë golin e parë ndërsa ai që barazon shifrat 5 minuta nga fundi ishte Ocampos falë edhe një devijimi të Emre Can.

Ndërkaq sonte luhen edhe ndeshjet zyrtare të eliminatoreve të Euro 2020 ku spikat dueli mes Holandës dhe Irlandës së Veriut. Tulipanët po kalojnë  një moment të mirë por britanikët kanë tre pikë më shumë në klasifikim.

Trajneri Ronald Koeman është krenar që kapiten i ekipit të tij është një lojtari si Van Dijk ndërsa në fushë do zbresë me formacionin më të mirë pasi ajo që vlen është vetëm fitorja. Përveç Holandës në fushë zbresin edhe Kroacia, Polonia dhe Belgjika./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj