‘Mjekët e Juventusit më zbuluan tumorin’, Emre Can: Do iu jem gjithmonë mirënjohës, s’ka rëndësi sa para ke
Ish-futbollisti i Juventusit Emre Can
Në një kohë kur mbi Juventusin flitet vetëm për mashtrime financiare dhe shkelje të mundshme një rrëfim i futbollistit Emre Can ka bërë jo pak përshtypje. Ish-futbollisti i Juventusit, i cili në verën e 2018 la Liverpool-in për t’u bashkuar me ‘zonjën e vjetër’, thotë se vetëm falë mjekëve të klubit italian arriti të identifikonte dhe të kurohej nga kanceri.
Në një intervistë për DAZN Can u shpreh se do të jetë gjithmomë mirënjohës ndaj Juventusit pavarësisht se aventura në aspektin futbollistik nuk ishte edhe aq pozitive. “U jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve. Disa muaj pas vizitave mjekësore me Juventusin mjekët më thirrën ndërkohë që unë nuk e dija as se çfarë po ndodhte. Nuk kisha dëgjuar kurrë për tiroidet dhe aq më shumë nuk e dija se mund të kishin tumor. Transferimi në Torino ia vlejti vetëm për këtë.
Unë kisha kancer në tiroide dhe kisha nevojë urgjentisht për operacion. Kjo ndryshoi jetën time. Ju mund të keni shumë gjëra, mund të keni shumë para, mund të keni gjithçka, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Këto janë gjëra që ndodhin në jetë, por unë u bëj thirrje të gjithëve të zhvillojnë kontrolle,”-u shpreh mesfushori gjerman me origjinë turke i cili aktualisht luan te Dortmundi.
Klinika mjekësore e Juventusit, “J-Medical”, vlerësohet si një nga më të mirat në botë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
41.3%
-
Të gabuar
50.2%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1582
Lajme të tjera
-
GOLAT/ 'Lumë golash' në Torino, Juventus 'likuidon' Sampdorian
13 Mars, 09:35
-
Barcelona ‘fërkon duart’ nga problemet e Juventusit, 80 mln euro për sulmuesin Vlahovic
25 Janar, 13:30
-
VIDEO/ Fitore me vështirësi në shtëpi, Juventus mposht Monzën dhe kalon në çerekfinalet e Kupës
19 Janar, 22:55
-
Rikthehet në 2023, Paul Pogba i jep lamtumirën Botërorit
1 Nëntor 2022, 18:33
-
VIDEO/ Napoli 'arratiset' në krye të renditjes, Juventus fiton me një kryevepër! Inter 'fundos' Sampdorian
29 Tetor 2022, 16:54
-
VIDEO/ Milan magjik në 'San Siro', kuqezinjtë fitojnë me Juventus dhe i bashkohen kryesuesve
8 Tetor 2022, 19:50
-
Juventus konfirmon dëmtimin, titullari mbetet jashtë
6 Tetor 2022, 16:40
-
Nis numërimi mbrapsht për Pogba-n, francezi rikthehet te Juventusi pas 6 vitesh te Manchester United
6 Qershor 2022, 16:03
-
Chiellini jep lamtumirën pas 17 vitesh, tifozët vajtojnë edhe ikjen e Dybala-s! Vërshëllima për presidentin Agnelli
17 Maj 2022, 11:32
-
120 minuta dhe 2 penallti, pas Superkupës Inter fiton edhe Kupën! Juventus mbetet thatë, akuza ndaj arbitrave
12 Maj 2022, 11:26
-
Asllani tentoi ta 'groposte', Interin e nderon Lautaro! Juventus bie me përmbysje kundër Genoa-s
7 Maj 2022, 11:41
-
Goli i anuluar në derbi, Pioli braktis intervistën pas humbjes me Inter! Sonte gjysmëfinalja e kthimit Juventus-Fiorentina
20 Prill 2022, 10:07