Paqe në ''Selman Stërmasi'', Partizani dhe Qarabag ndahen në barazim pa gola (FOTO)

Partizani e ka nisur aventurën në eleminatoret e Champions League me një barazim, pa gola. Një rezultat që lë sfidën e hapur për në ndeshjen e dytë, e cila do të luhet në Azerbajxhan aty ku do të vuloset dhe fati i kësaj përballje, se kush do të shkojë më tej. 

Dhe pse ndeshja u luajt nën reshjet e dendura të shiut përsëri spektakli nuk mungoi. Partizani dhe Qarabag u ndalën nga dy shtylla të cilat nuk zhbllokuan dot ndeshjen. Të dyja skuadrat ishin të kujdesshme pasi një gol mund t'i kushtonte shtrenjtë. Përsa i përket tifozerisë, Ultras Guerrils nuk munguan, por pjesa tjetër e stadiumit nuk ishte e mbushur tërësisht. 

Partizani ka një mision të vështirë në Baku, pasi Qarabag është një skuadër e cila prej vitesh konkurron në arenën europiane. Azerët vitet e fundit janë kualifikuar tre herë në Europa League ndërsa vitin e kaluar ishin pjesë e Champions League. Partizani nuk është kualifikuar asnjëherë në këto kompeticione.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/07/2019 22:32

    Partizoni po të ketë mendere, te kualifikohet në Qarabag. Per cdo gol t Partizonit, duan dy ata te tjerët. Kshu Partizoni ose do kaloj ose t rrij ti mshoj venit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen