Supersfida e javës së 10 të Superligës mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Në këtë 90 minutësh më së shumit mbizotëroi frika për të mos humbur pavarësisht se Kukësi e kërkoi më shumë portën. Për t’u veçuar ishte vetëm një gol i anulluar për verëlindorët për pozicion jashtë loje.
Pas 10 javësh kampionat Kukësi renditet në vendin e dytë me 17 pikë, 5 më pak se Vllaznia kryesuese.
Komento