Kur duhen edhe 8 ditë deri në hyrjen në fuqi të paqes fiskale, kryeministri Edi Rama mblodhi biznesmenë e sipërmarrës për të diskutuar mbi paqen fiskale. Theksin e vuri të mundësia e korrigjimit të pasqyrave financiare, kurse ndërtuesve u kërkoi të deklarojnë pagat e plota, si një ndër bizneset që kanë abuzuar më shumë me nëndeklarimin.

Për të diskutuar mbi “Paqen fiskale” që do hyjë në fuqi nga janari i 2026-ës, kryeministri Rama mblodhi komunitetin e biznesit dhe sipërmarrësit, të cilëve u tha se do të kenë mundësinë e korrigjimit të pasqyrave fiskale e të formalizohen, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.

“Është një instrument për t’u dhënë mundësi të gjitha sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë, të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale. Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5%. Kjo rrit formalizimin, nuk cenon integritetin ligjor”, tha Rama.

Nga kjo iniciativë ligjore përjashtohen vetëm ato biznese që janë në konflikt me ligjin, ose në procese gjyqësore me përjashtim të atyre që tërhiqen. Nga “Paqja Fiskale” kryeministri Rama përjashtoi vetëm një sektor, atë të ndërtimit.

“Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa, këmbë këmbës, mua dhe të gjithë ata që varen prej meje. Pastaj keni disa bashki ku mund të bëni çfarë të doni, vazhdoni t’i bëni, por po u kapët, nuk ua ka fajin njeri”, tha Rama.

Protesta që i erdhi nga një prej ndërtuesve të pranishëm në sallë, i cili kërkoi më shumë mbështetje nga shteti, kryeministrin e bëri të ishte edhe më i ashpër.

“Mbështetje juve që akoma deklaroni punonjës me 500 mijë lekë kur e dimë shumë mirë dhe ti dhe unë që nuk ekziston punonjës me pagë minimale në ndërtim. Po nuk keni faj ju, po na ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa vitesh që nuk mund t’ju vendosim juve tavan dhe ju lozni.  Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri, çfarë mbështetje kërkoni ju. Jeni sektori ku shfrytëzohet punonjësi më shumë”, tha Rama.

Paqja Fiskale, veç mundësisë së korrigjimit të pasqyrave financiare dhe negociimit të fitimit mes biznesit dhe tatimeve, parashikon edhe fshirjen e borxheve më të vjetra se 10-vjeçare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Rama debat me ndërtuesit: Me ju nuk ka paqe, çfarë mbështetje kërkoni? Ju deklaroni akoma punonjës me paga 500 mijë lekë

 

Gjatë takimit me sipërmarrësit, kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit. Ishte Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve, i cili i kërkoi qeverië lehtësia në pagesën e taksës së infrastrukturës.

Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Kryeministri u shpreh se ndërtimi është sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe ato akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale.

“Ajo që ndërtuesit duhet ta kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër sesa ata i kanë kthyer mbrapsht. Këto ndërtime që bëhen sot do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk tolerohet që ne, nga njëra anë, miratojmë projekte të cilësisë së parë në letër dhe, nga ana tjetër, ato që shihen në terren të mos ngjajnë fare me to. Është kriminale që njerëzit të paguajnë për të marrë një shtëpi dhe të mos marrin hipotekën, sepse ndërtuesi luan me lejen.

Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj, që nga ato katrahurat në Golem e gjetkë, te ndërtimet e tjera. Vjen me një leje për të ndërtuar një godinë spektakolare dhe përfundon duke ndërtuar një kafaz pëllumbash. Ku lejohet kjo? Mos ta vazhdojmë këtë bisedë, që të mos më duhet të kërkoj të shoh ndërtimet e tua. I shohim, por pastaj mos dilni me gjysmëgjela. Mos na hapni këtë muhabet.

Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa, këmbë këmbës, mua dhe të gjithë ata që varen prej meje. Pastaj keni disa bashki ku mund të bëni çfarë të doni, vazhdoni t’i bëni, por po u kapët, nuk ua ka fajin njeri.

Mbështetje kërkoni ju që ende deklaroni punonjës me pagë minimale, kur e dimë shumë mirë, edhe ti edhe unë, që nuk ekziston punonjës me pagë minimale në ndërtim. Nuk keni faj vetëm ju; na i ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa vitesh, që nuk na lejon t’ju vendosim tavan, dhe ju luani me këtë hapësirë. Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Çfarë mbështetje kërkoni ju? Jeni sektori ku shfrytëzohet punonjësi më shumë,” tha Rama.

K.B/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 23/12/2025 13:30

    Turp te kesh! Te zencin haqet e ketij populli!

    Përgjigju
  • Hahaha: 23/12/2025 12:53

    Qyfyr i madh ky vend. Me drejtues të cilët të vjedhin të rrahin e të peshtyjne

    Përgjigju
  • BOLI: 23/12/2025 12:12

    O KM DOREZOJI BALLUKUN DREJTESISE SIC KE BERE ME GJITHE TE TJERET LERI DOKRRAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?