Rusia nuk do të bëjë lëshime mbi çështjet thelbësore që lidhen me konfliktin në Ukrainë. Ajo vëren siç thotë Zv/Ministri i Jashtëm rus, se Kievi ende po merr armë dhe informacion të inteligjencës nga Shtetet e Bashkuara; dhe thekson se sa i përket çdo përpjekjeje për një zgjidhje diplomatike të luftës, Moska është në kontakt të vazhdueshëm edhe me Kinën. Këtë e deklaroi sot, në kulmin e përshpejtimit diplomatik amerikan për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov.
Nga njëra anë, Ryabkov tha se e përshëndet përpjekjen amerikane, nga ana tjetër sqaroi se nuk mund të flasim për lëshime apo hapa pas në qasjen tonë ndaj pikave kyçe për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, përfshirë në kontekstin e operacionit special ushtarak.
Jo vetëm kaq: «Theksoj se disa elemente të takimit mes presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Anchorage përbëjnë tashmë vetvetiu zgjidhje kompromisi, siç ka deklaruar edhe Putin».
Në fund, Ryabkov paralajmëroi se, për momentin, Rusia «nuk është e gatshme të diskutojë publikisht asnjë detaj» të planit të Trump-it për Ukrainën, përfshirë edhe versionet e tij të ndryshme.
Lajmi kryesor:
Bisedimet për Ukrainën, Trump: Ka përparim, rusët po bëjnë lëshime! Por Ukraina nuk ka thënë ende 'ok' për tre çështje të mëdha











