Presidenti francez Emmanuel Macron do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Pallatin Elysee, mbrëmjen e sotme (26 mars).
Kreu i shtetit pritet t’i përsërisë Presidentit Zelensky se Franca vijojë forcimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
Ndërkohë presidenti Macron përveç Zelensky-t më 27 mars do të presë edhe liderët evropianë, për të diskutuar mbi procesin e paqes në Ukrainë.

Pjesëmarrësit do të përfshijnë “koalicionin e të gatshmëve”, një grup vendesh që janë zotuar të ndihmojnë në sigurimin e një paqeje të ardhshme në Ukrainë.
Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe janë vendet që do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Paris.
Ndërkohë nga ana tjetër presidenti amerikan Donald Trump beson se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës me Ukrainën, por pranon se Moska mund ta zvarritë atë.
Xh.K/Shqiptarja.com"Unë mendoj se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës, por është e mundur që ata po e zvarritin atë," tha ai në një intervistë për Newsmax.
Komente

