Paqja në vendin anormal

Paqja në vendin anormal

Shqipëria, falë Zotit, ështëtrualli ku,në përgjithësi, nuk ndodh asgjë. Është një vend normal me demokraci mediokre, me një jetë ekonomike që vjen duke u përmirësuar dhe me zhgënjimin qëngjet me atë të pjesë tjetër të botës ndaj demokracisë dhe sistemeve politike apo krizave të njëpasnjëshme që po përëriten me një ritëm të paimagjinueshëm.

Shqipëria, për shumë e shumë arsye, nuk është pjesë e asnjë problemi ndërkombëtar. Nëse shohim rajonin ku jetojmë, Shqipëria e ka rritur peshën dhe performancën e saj. Sot faktori shqiptar është me një peshë të posaçme në Ballkan dhe, për herë të parë, shqiptarët kanë vendosur ura komunikimi institucionale me Tiranën, në kuptimin që shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi, Në Prshevë e Bujanovc, përkatësisht përfaqësuesit e tyre politikë e kulturorë, nuk kanë asnjë pengesë që të vijnë në Tiranë dhe të konsultohen me qeverinë e Shqipërisë që ata e konsiderojnë si qeverinë e dheut-amë dhe të vendosin për të marrë vendime që e rrisin peshën e ndikimit dhe e forcojnë identitetin shqiptar në ato shtete. As nëëndrrat më të çartura nuk ishte menduar një realitet i tillë.

Në planin ndërkombëtar ne, shqiptarët, jemi pjesë e krahut më përparimtar të globit. Aleatët tanë të palëkundur janë SHBA-të dhe Europa me Gjermaninë në ballë, ashtu siç kishte ëndërruar gjithë establishmenti i ideologëve dhe punëtorëve të Rilindjes Kombëtare, por edhe ashtu siç ishte ëndrra e gjithë patriotëve që e kanë dashur dhe që kanë sakrifikuar për këtë vend.

Ky është realiteti i fakteve dhe për këto që përmenda askush nuk mund të më thotë të kundërtën. Mund që t’i formulojë ndryshe, të shtojë apo të heqë ndonjë argument, por nuk mund të mohojë, fjala vjen, që amerikanët janë sot aleatët tanë më të fuqishëm dhe na çmojnë si të tillë. Problemi është se si e rrëfejmë ne këtë realitet. Dhe siç dihet në narrativën e sotme marrin pjesë disa autorë. Se çfarëështë Shqipëria, çfarë ndodh në këtë vend, si jetojnë shqiptarët, çfarë politike bëhet këtu, sa efikase është demokracia, çfarë bëhet me financat publike, sa respektohen të drejtat e njeriut, cili është niveli i jetesës dhe çfarë problemesh kanë realisht shqiptarët sot, pra,ër të gjitha këto në ligjërimin publik dhe në hapësirën publike qarkullojnë lloj-lloj tekstesh. Në traditën e vendeve të qytetëruara, asnjëherë nuk ngatërrohet adheu me politikën e ditës. Ka vende që e kanë më të theksuar krenarinë kombëtare, por ka të tjera që krenarinë për kombin dhe vendin e tyre e kanë zmadhuar duke përfshirë aty edhe vlera të tjera më moderne dhe më të kohës. Tashmë njihen dy grupet e mëdha : tradicionalsitët, ata që kërkojnë të ruajnë identitetin e tyre pa e përzier atë me të tjerëdhe populistët, ata që kërkojnë mbylljen e kufijve dhe që nuk e pranojnë tjetrin e ndryshëm për nga gjuha, besimi, raca dhe ngjyra e lëkurës, duke i trajtuar ata gjithmonë si të huaj edhe atëhere kur ata janë bërë pjesë e shoqërisë së tyre dhe ka forca të tjera që janë e kundërta e tyre, që pranojnë se sot nacionalizmi apo populizmi po e vret demokracinë dhe po shkatërron vlerat e qytetërimit perëndimor.

Shqipëria nuk bën pjesë në këtë debat, sepse vazhdon ta ndieje veten një vend të vogël, pa peshë dhe që ende është problemi dhe jo ai që zgjidh probleme. Kjo vetëdije prej entitetit që krijon probleme dhe që kërkon ende ndihmën e të tjerëve që të t’i zgjidhin ato, vijon të na mbajë si një vend të paqëndrueshëm, problematik dhe nëvëzhgim permanent.

Për fat të keq, autorët e narrativës së realitetit shqiptar, pra, ata që shkruajnë dhe publikojnë tekstet për gjithë ato argumenet që përmenda më sipër, e identifikojnë Shqipërinë me kryeministrin e radhës. Demokracia në vendin tonë është asfiksuar dhe e intubuar, sepse ne nuk kemi opozitë të mirëfilltë. Ne kemi çeta, klube apo grupe me identitet kulturor të ndryshëm qëme ato që shkruajnë për Shqipërinënuk tregojnëatë që ndodh, por rrëfejnë urrejtjen, inatin, sfidën, vrerin, mllefin dhe gjithçka të zezë që pjell psikika e njeriut kur urren një person. Urrejtja është një gjendje patologjike dhe teksti që e shpreh atëështë i mbushur jo me të vërteta të përgjithshme, por me artikulime të hiperbolizuara të njollave të errëta që të ka lënë në mendje subjekti. Në kufijtë e një patologjie të tillë ekstreme, ti mund të lexosh e të dëgjosh artikulime nga më të çmendurat të cilat nuk tregojnë gjendjen reale të sendeve, por shfaqin shkallën e infektimit me këtë virus të pacientit që merr fjalën në publik. Vetëm për ta ilustruar me një shembull :ndiqni se çfarë shkruan e çfarë thotë Lefter Maliqi për Edi Ramën apo gjithë propoganda kundër tij që artikulohet në mediat pranë PD-së apo në rrjete sociale dhe do të mrekullohesh sepse aty ti sheh një realitet aq të zmadhuar dhe hiperbolik sa mllefi dhe urrejtja e tyre në vend që të të bëjnë për vete, të bëjnë për të qeshur.

Është shumë e çuditshme se si ka mundësi që në një vend që ka një frymë opozitare të thellë dhe për këtë ndiqni opinionet e shumta të personazheve publikë seriozë qëvazhdimisht paraqesin një realitet me problematika që vijnë nga qeverisja e Ramës dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me modelin ekonomik, me arrogancën e tij në problemet e arsimit, kulturës dhe me indiferenëcnë e tij tragjike ndaj korrupsionit në radhët e  e administratës së tij në të cilën ka rekrutuar figura të përfolura keq në opinionin publik, pra në një vend të tillë, opozita zyrtare është në minorancë dhe artikulimet e saj janë qesharake. Lulëzim Basha që nuk ka profilin e një lideri të madh e të fuqishëm, humbet kohë nëpër vila luksoze dhe në kulmin e vapës thotë broçkullën më të madhe të kësaj vere : duke vizituar plazhistët premton se qeveria e tij do të financojë edhe për pushimet verore. Po si ? - lind pyetja. Ka mbetur të thotë që do t’i pajisë me fleta kampi si dikur.

Shqipëria, për të gjitha këto është një vend normal, sepse nuk ka asnjë probelm të hapur me askënd. Problemi më i madh i saj janë shqiptarët dhe elitat që e qeverisin. Për fat të keq, që nga viti 1990 e këtej skenën politike po e zotërojnë të njëjtat figura. Por, ndërsa Edi Rama i ka shkrirë të gjitha forcat e majta dhe PS-ja është kthyer sot në një forcë që të majtë ka vetëm origjinën, PD-ja ka humbur identitetin dhe në këtë krizë të thellë ku gjendet ka mbledhur rreth vetes aleatë, të cilët, për fat të keq, janë emra që kanë humbur partitë dhe që në publik nuk përfaqësohen me emrin e tyre, por me emrin e një shenje politike që ka qenë dikur, por që nuk ekziston më. Përpjekjet për të krijuar forca të reja politike që t’i kundërviheshin PS-së dhe Edi Ramës kanë dështuar. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, por sipa meje, Edi Rama i duhet Shqipërisë ende sepse askush më mirë se ai nuk e qeveris këtë vend  anormal me normalitet.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oni: 15/08/2020 23:29

    Pedagog servile....I paafte merr rrogen o Ilir se po vjen opozita...vend normalthote...pa gjykate kushtetuese e ku administrata eshte mizerje,gjyqsori ne diten me te zeze dhe ku 90% e njerezve duan te emigrojne....si cmimi ushqimit ne Meksike...si nuk skuqesh o Ilir....bere karantine si derri kot e po vdesin 6 ne dite se nuk I mban dot ne jete shendetesia jote....ktu ku jam une nuk bem asnje ditekarantine e ka dy muaj nuk vdes kush...servil I peshtire I shemtuar xhuxhmaxhuxh

    Përgjigju
  • Vicifoli: 13/08/2020 23:22

    Shqipnis i duhet Flamur Noka vec ai qeverris ket vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)