Para Eurovizionit, Ronela Hajati shfaqet e përlotur: Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime

Para Eurovizionit, Ronela Hajati shfaqet e përlotur: Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime

Këngëtarja, Ronela Hajati është shfaqur e përlotur në rrjetet sociale, ndërsa thotë se ndjen shumë përgjegjësi për përfaqësimin e saj në Eurovision. Këngëtarja shkruan se dëshiron që e gjithë bota të dëgjojë muzikën e saj, e tregon se kjo është një periudhë shumë intensive për jetën e saj.

‘Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime është duke kënduar në shumë faza dhe po ndjejë si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua! Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume.’- shkruan Ronela.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia