Familja e OSBE-së apel të fortë opozitës: Molotovi, gurët dhe shashkat të papranueshme!

Familja e OSBE-së apel të fortë opozitës: Molotovi, gurët dhe shashkat të papranueshme!


E ndërsa pas deklaratave të forta të ambasadorit Bernd Borchardt pas protestës së dhunshme të opozitës në 11 maj, opozita e akuzoi për qëndrime individuale ç'ka solli edhe parullën në hyrje të pallatit ku banon diplomati, sot para tubimit të radhës ka ardhur reagimi i tërë familjes së OSBE-së.

Në reagim i qëndrohet deklaratës së 11 majit për dënimin e dhunës dhe gjithashtu paralajmërohet opozita për tubimin e sotëm. "Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur" thotë OSBE-ja.

Deklarata e plote e OSBE-se
E tërë familja e OSBE-së -- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella -- e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik.

E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike.


Lajmi kryesor:

SHBA: Dhuna në protestë është krim...do mbani përgjegjësi! Politika ta dënojë dhe të ulet në dialog konstruktiv /Reagimet


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli