Para se të nisesh me pushime, bëj
një akt solidariteti: Dhuro Gjak

Para se të nisesh me pushime, bëj<br />një akt solidariteti: Dhuro Gjak
TIRANE - Nën moton “Para se të nisesh me pushime, bëj një akt solidariteti: Dhuro Gjak” Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut ka menduar t’i përgjigjet në një mënyrë origjinale situatës tragjike si pasojë e mungesës së gjakut në stinën e verës.

Ata sot në bashkëpunim me Steelëings (shoqatën e motoçiklistëve), Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Shoqatën e Talasemikëve, grupin e Scout, dhe me mbështetjen e programit IASDA dhe e Bashkisë Tiranë, organizon një mbrëmje dhurimi vullnetar të gjakut, në Parkun Rinia, në Tiranë në orën 19:30.

Sipas tyre ky moment nuk është i vetmi për këtë stinë, ai do të pasohet edhe nga një sërë aktivitetesh për grumbullimin e gjakut në zonat e pushimit dhe ato të kultit. Në Shqipëri, 600 persona vuajnë nga talasemia dhe e kanë jetike dy herë në muaj të marrin gjak.

Ndërsa aksidentet rrugore shkaktojnë, gati më shumë se 1 të vdekur në ditë dhe shumë të plagosur që kanë nevojë për gjak. Por gjithashtu është rritur shumë numri i ndërhyrjeve kirurgjikale. Prandaj organizatorët bëjnë apel se  të dhurosh gjak nuk të kushton asgjë, pasi ti vetëm në pesë minuta që do dhurosh gjak, mund të shpëtosh një jetë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve