Greqia është një nga prioritetet e presidentit të ri të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Kështu ka deklaruar një burim nga qeveria greke për mediat në Athinë, pas takimit të kryeministrit grek Antonis Samaras me Juncker. Burimi ka thënë se u bë një “diskutim konkret”, pas përfundimit të takimit.
Ai tha se takimi ishte pozitiv, por “nuk u fol për vlerësimin e trojkës që do të bëhet. Sipas tij Juncker u interesua shumë për çështjen greke, e cila sipas mediave në Athinë është e para që do të trajtojë pas datës 1 nëntor, kur fillon zyrtarisht mandatin e vet si president i Komisionit Europian.
Kjo është vizita e dytë brenda dy muajsh e Juncker në Athinë . Gjatë vizitës së tij të pare në 4 gusht ai theksoi në deklaratat e tij perpjekjet e medha që kishte bërë personalisht për tju kundërvënë të gjithë atyre që donin që Greqia të dilte nga zona e monedhës së përbashkët. Kjo vizitë e tij vjen, ndërsa qeveria greke do të kërkojë votëbesim nga Parlamenti.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com