Kur Kristjan Sterjo u arrestua kohë më parë për plagosje me thikë, shokët e tij vendosën ta prisnin jashtë institucionit të sigurisë me telefonat në dorë. E filmuan teksa dilte i buzëqeshur pas përballjes me forcat e rendit dhe videon e publikuan në rrjetet sociale.
Por nuk ishte vetëm videoja që ra në sy. Në sfond kishin vendosur një këngë, ku dëgjohet fraza: “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.”
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, ngjarje për të cilën Sterjo është arrestuar si autor i dyshuar.
Sterjo nuk ishte i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar më parë për plagosje me thikë, ndërsa në rrjetet sociale ai dhe shoqëria e tij publikonin shpesh foto dhe video nga përditshmëria e tyre. Mes tyre është edhe kjo video, ku ai shfaqet duke dalë nga institucioni i sigurisë i buzëqeshur, ndërsa shokët e filmojnë dhe e shoqërojnë postimin me vargjet e këngës që sot kanë marrë një tjetër kuptim.
20-vjeçari u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës, disa orë pasi policia e identifikoi si autorin e dyshuar të vrasjes së Joan Zukos. Sipas hetimeve, krimi ndodhi pas një konflikti të mbartur mes dy të rinjve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor:
Vrau 20-vjeçarin me pushkë, dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes! VIDEO kur policia i vë prangat: Shtrihu në tokë










