TIRANE - Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë është zhvilluar sot nga aleanca kundër diskriminimit LGBTI një marshim paqësor me biçikleta për sensibilizimin e qytetarëve ndaj diversitetit seksual. I pranishëm në këtë paradë ishte dhe Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

parada gay


donald lu parada gay
Aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj thanë së në këtë paradë mungojnë ata që duhet të ishin të parët, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha e duke i rikujtuar njëherësh se duhet të votohet në Kuvend ligji për bashkëjetesën mes çifteve të të njëjtit seks.

Ne sot protestojmë për të kërkuar drejtësi jo vetëm për ne, por edhe për komunitetin Rom, edhe për gratë që dhunohen e vriten çdo ditë e politika nuk bën asgjë, protestojmë edhe për personat me aftësi të kufizuar dhe për këdo që përballet me padrejtësi. Na premtuat se do të votonit për bashkëjetesat, por ky mbetet akoma një premtim i pambajtur. Na premtuat se do të na ishit në krahë në procesin e gjatë të emancipimit të shoqërisë, por nuk keni bërë asgjë deri tani”, -tha Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e LGBTI.
 
Pjesëmarrësit pedaluan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, bulevardit “Zogu i Parë”, për të ardhur më pas në parkun “Rinia” dhe për të ecur në këmbë duke hapur flamurin simbol të tyre.

parada gay

Aktivistët të mbështetur nga Ecovolis, i kërkuan policisë të mos bllokonte trafikun.
 
Në duar mbanin pankarta ku shkruhej “Eshtë Ok të jesh gej”, “Ride with PRIDE” (Pedaloj me Krenari), “Duam të drejta të barabarta, jo të drejta të veçanta”, “Po, unë mbështes të drejtat gej! Jo, unë nuk jam gej”, “Dashuria nuk njeh gjini”, etj.
 
Pjesëmarrja dhe pankartat ngjallën kuriozitet rrugës, por kishte dhe nga ata që mbuloheshin për të mos u identifikuar.

parada gay

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)