Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”. Teksa jep këtë lajm, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i fton të gjithë të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Këtë 28 Nëntor ne, shqiptarët, festojmë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Është një nga ato ditë kur dritaret e shtëpive tona skuqen nga flamujt kuqezi, kur zemra e çdo shqiptari rreh njësoj, dhe secili prej nesh ka dëshirë ta thotë me zë të lartë: “O sa mirë me qenë Shqiptar”! E ku ka më bukur se sa Ditën e Flamurit ta festojmë të gjithë bashkë, këtu, në Tiranë! Prandaj, këtë vit, kemi menduar të organizojmë diçka krejt të veçantë, që do ta mbajmë mend gjatë. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, m’u në zemër të kryeqendrës së shqiptarëve, vjen “Parada e Shqiptarëve” - një festë e paharruar për Ditën e Pavarësisë, plot ngjyra e hare, me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit, për t’u mbledhur së bashku në një paradë kushtuar historisë, trashëgimisë dhe kulturës sonë”, thotë Veliaj, ndër të tjera m, në mesazhin e postuar në rrjetet sociale.
Mandej, ai shpreh lumturinë që kjo paradë e jashtëzakonshme do të mbahet në Tiranën e transformuar vitet e fundit.
“Tirana do të mirëpresë krahëhapur, me këngë e valle, çdo shqiptar që ka dëshirë të na bashkohet në festën tonë të madhe. Por, kam edhe një falenderim për “Rrënjët shqiptare”, që pas 15 vitesh organizimi në New York, e riktheu Paradën aty ku janë rrënjët e saj, në Shqipërinë tonë, në kryeqytetin e shqiptarëve! Mezi pres t’ju takoj të gjithëve në Tiranë në 28 Nëntor”, përfundoi Veliaj.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.5%
-
Jo
77%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 1598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Mjafton një gol i Kasallës, Vora fiton 1-0 kundër Teutës! Mbyllet raundi i 30-të në Superligën e futbollit
5 Prill, 16:59
-
Tiranë/ Autor i dyshuar i disa vjedhjeve në kryeqytet arrestohet ‘skifteri’ 26-vjeçar
5 Prill, 11:43
-
Kur lufta kërcënonte jetën e natës në Tiranë: Ankesa për balerinat që tronditi lokalet e kryeqytetit në vitin 1942
4 Prill, 15:31
-
Përfundon rruga e re në Vorë, Balla: I shërben rreth 400 banorëve edhe një numri të madh biznesesh
4 Prill, 14:23
-
Vodhën kasafortën në një banesë në ‘Porcelan’, 2 në pranga! U rikthyen për të lënë armën, por u kapën nga policia! Njëri, mjeshtër i bravave (EMRAT-FOTO)
4 Prill, 14:08
-
Migena Aleksi: Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen "Veliaj vs Dado"?
4 Prill, 13:18
-
Partia e Lirisë: Tirana buxhet vetëm në letër, nuk bëhen investime
4 Prill, 12:49
-
Plarent Ndreca: Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror
4 Prill, 12:34
-
Sollën nga Gjermania e Zvicra dy automjete të vjedhura me vlerë 120 mijë euro, nën hetim 2 persona! Do i shisnin në Shqipëri
4 Prill, 10:19
-
Tiranë/ Qindra besimtarë katolikë kremtojnë 'Udhën e Kryqit', Dodaj: Burgosja e tepruar nuk është zgjidhje, drejtësia represive mbyt të ardhmen
3 Prill, 21:11
-
Mero Baze: Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit
3 Prill, 21:09
-
Avokati i Veliajt, Ndreca: Çështja e emërimit të Dados lidhet me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit, do i shkojmë deri në fund
3 Prill, 18:38