Parada, garë, rrëshqitje në asfalt dhe adrenalinë, motoristët dy ditë show në sheshin 'Nënë Tereza'

Sheshi "Nënë Tereza" është kthyer këtë fundjavë në një arenë festive, ku pasionantët e motorëve janë zotëruesit e këtij sheshi.

Motoristët të cilët kanë formuar grupin Enduro Albania në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë sjellin për herë të shtatë në kryeqytet dy ditë show, parada përshëndetëse, gara, rrëshqitje në asfalt dhe një program artistik të pasur. 

“Përveçse është pasion mbi të gjitha Honda tek unë, tatuazhi ka ardhur si pasojë e një aksidenti, ku jam përplasur me barrierën e autostradës së rrugës së Kombit me 210 në orë dhe për këtë është për të thënë ‘Ju lutem, miq shok motorrista kujdes me shpejtësinë’ dhe pas asaj dite unë kam bërë këtë tatuazh këtu”. 

Dritan Shabani, i apasionuar pas motorave 

Zhurma që lënë pas motorët tërheq vëmendjen e kalimtarëve... Mes 1000 motoristëve që do të jenë pjesë e aktivitetit dy ditor është edhe Elvis Rusta që bën show me makinën e tij BMW. 

-Çfarë ndjen teksa je duke i dhënë makinës? 
Full adrenalinë...

-Frikë ndjen? 
Frikë shumë pak, varet në momente të vështira ke pak frikë po adrelina gjithmonë është full. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor