Parada gay në 17 Maj “tremb”
deputetët: Nuk shkojmë atje

Parada gay në 17 Maj “tremb” <br />deputetët: Nuk shkojmë atje
TIRANE- Ftesa e ambasadës PINK dhe Pro LGBT për pjesëmarrje në Festivalin e Diversitetit “tremb” deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Sic raporton e përditshmja “Shqip” në dosjen e punës së deputetëve në Komisionet Parlamentare ishte futur dhe një zarf ku ata ftoheshin të merrnin pjesë në Festivalin e 17 Majit. Në Komisionin e Integrimit kanë qënë te shumta batutat dhe irontë mes deputetëve.
Te vetmit që nuk kishin ftesë nga anëtarët e këtij komisioni ishin kreu I Grupit PS Gramoz Ruci dhe deputeti I PD Sherefedin Shehu. Kjo ka te qeshura dhe humor.

Ja batutat e plota

Marko Bello: Mesila e more ftesën e 17 majit, janë prioriteti i 11 këta. Kush do e mbulojë nga ju gazetarët aktivitetin e datës 17? Apo do të jenë njerëz të vecantë?
Mesila Doda hap zarfin: C’ftesë, unë nuk shkoj atje. Ditmir ty të takon të shkosh si kryetar i Komisionit të Integrimit.
Ditmir Bushati: Zonja Doda ke dhe prezencë mediatike, kujdes kur flet për këto cështje.
Mesila Doda: Ku janë pa problem. Shero të ka ardhur ftesa ty?
Sherefedin Shehu: Jo, por dhe sikur të më vijë nuk shkoj aty.
Marko Bello: E keni parë ftesën për aktivitetin, të cilën do ta përshëndesin: Altin Hazizaj, ambassador I parë Pink, zoti Spiro Ksera, ministër I punës, Henk Van Den Doli, ambassador I Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe Avokati I Popullit Totozani (qesh)……Pse do të takohen te “Vëllezërit Frashëri”, c’lidhje kanë këta me këtë aktivitet…
Gramoz Ruci- Vetëm unë nuk kam marrë ftesë.
Mesila Doda: As Sheri nuk ka marrë
Gramoz Ruci: Ne të dyve Shero, o na quajnë anti ose na quajnë pro (të qeshura në sallë). Po qe kjo e dyta, i bie të bëhemi anëtarë të shoqatës pastaj (të qeshura në sallë).

Ditmir Bushati:Vazhdojme mbledhjen, kemi në rend të ditës projektligjin “Për peshkimin”

(ns/shqiptarja.com)

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës