Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Pamje nga Parada e Kievit më 2019
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, biseksualë dhe transgjinorë) pritet të mbahet më 25 qershor në Poloninë fqinje, pasi organizatorët kanë vlerësuar se nuk mund ta mbajnë ceremoninë në Kiev, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.
E ashtuquajtura Parada e Kievit, e cila do të shënonte organizimin e 10-të të tillë në Ukrainë, do t’iu bashkohet organizimeve të ngjashme që do të mbahen në Varshavë.
“Ne jemi duke marshuar për mbështetje politike për Ukrainën, dhe jemi duke marshuar për të drejta themelore për popullin ukrainas”, ka thënë udhëheqësi i Paradës së Kievit, Lenny Emson më 25 qershor.
“Nuk është festë. Ne do ta presim fitoren për të festuar”.
Emson ka thënë se zbatimi i ligjit për gjendje lufte në kryeqytetin ukrainas, ka pamundësuar organizime të mëdha sikurse Parada e Kievit. Organizatorët kanë thënë se presin rreth 80,000 pjesëmarrës në Varshavë. Ata patën bërë thirrje në muajin maj që njerëzit nga e gjitha bota t’i bashkohen organizimit dhe të jenë të zëshëm kundër agresionit.
Emson ka thënë se humbja e Ukrainës në luftën me Rusinë, ku komuniteti LGBT+ nuk ka mbrojtje ligjore nga diskriminimi apo krimet me bazë urrejtjen, do të përbënte tragjedi për popullin ukrainas në përgjithësi, mirëpo ky komunitet në veçanti rrezikon “të zhduket plotësisht”.
Në Paradën e Kievit u është bërë thirrje njerëzve që të kuptojnë se kufijtë gjeografikë të Ukrainës me Bjellorusinë dhe Rusinë “nuk janë vetëm linjë ndarëse në mes të shteteve, por edhe kufi në mes të territorit të lirisë dhe zonës së pushtimit”./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars, 11:58
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars, 08:47
-
Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë
12 Mars, 08:14
-
Bisedimet SHBA-Ukrainë/ Zelensky pranon armëpushim 30-ditor me Rusinë, Uashingtoni i rikthen ndihmat! Trump: Do të flas me Putinin këtë javë
11 Mars, 15:54
-
Media britanike 'Metro': Shqipëria ndër vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2025
11 Mars, 15:31
-
Elon Musk: Ndërprerja e shërbimit në X, shkak sulmi me adresa IP nga zona e Ukrainës
10 Mars, 22:22
-
Zelensky në Arabinë Saudite për bisedime me princin e kurorës
10 Mars, 22:16
-
Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite
10 Mars, 22:10