Pas publikimit të emrit të Zhezair Zaganjorit si kandidat për postin e Presidentit të republikës nga ana e mazhorancës, emisioni Fiks Fare ka denoncuar një vendim skandaloz të gjykatësit Xhezair Zaganjori, që del kundër mendimit të pedagogut Xhezair Zaganjori. Si pedagog, Zaganjori është mbrojtës i zjarrtë i opozitës, por kur vjen puna në realitet, atëherë i del kundër asaj. Një nga librat e tij për të drejtën, “Demokracia dhe shteti i së drejtës”, Zaganjori i referohet Gjykatës Kushtetuese në Gjermani. Në vendim thuhet se opozita ka të drejtën e pakufizuar për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet që i bëhen ligjit. Por Zaganjori pak ditë më parë doli kundër fjalës së tij duke vepruar me dy standarte duke dalë kundër opozitës.
Vendimi--Para pak ditësh opozita u alarmua pasi një vendim i Gjykatës Kushtetuese kufizonte mundësitë e tyre për tu ankimuar në këtë gjykatë. Bëhej fjalë për një vendim që rrëzonte të drejtën e opozitës për tu ankimuar për prishjen e piramidës dhe ndërtimin aty të kompleksit të ri parlamentar. Pesë anëtarë të Kushtetuese votuan kundër opozitës. Ata ishin Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Fatmir Hoxha dhe Admir Thanza.
Kundër opozitës--Por kundër opozitës Zaganjori ka votuar edhe kur është kërkuar të rrëzohet marrëveshja për ndarjen e ujërave detarë me Greqinë. Ai votoi kundër pranimit të kërkesës, por për fat kërkesa u miratua me votat e shumicës. Më pas, kur presioni u rrit, ai votoi kundër marrëveshjes, të cilën e kishte përgatitur vetë juridikisht. Ndërkohë, ai ka votuar kundër edhe për prishjen e piramidës si dhe pro heqjes së mandatit të deputetit për Ilir Beqjan.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com