Parajsa private
që kushton 48 mijë euro nata

Siç dihet, luksi nuk njeh krizë financiare. Ështe rasti i një nga resorteve më luksoze në botë për të pasurit. Një natë në këtë resort kushton rreth 48 mijë euro nata për të gjithë ishullin me 10 suita.

I gjendur në zemër të karaibeve, ishulli prej 327,795 metrash katrorë, resorti ndodhet pak metra larg Grenada-s.

"Calivigny Resort" rrethohet nga detet tropikale dhe rëra e artë e plazheve.

Resorti është i modeluar me stilin kolonial francez përgjatë çdo banese. Gjithashtu, ka 13 metra katrorë hapësirë me zona për të drekuar, sallone bukurie, floktore, kuzhinë me 5 yje, palestër dhe hangarin i cili ka nëndetëse personale.

Çdo centimetër i rezidencës kryesore është i mbuluar me pllaka mermeri, tavane të harkuar të stilit Balinez, dyer e dritare franceze, tapete persiane dhe mobilieri e dizajne të Oscar de la Renta dhe Richard Frinier.

Ishulli është bërë një nga resortet më të kërkuara në planet nga udhetarët e pasur që kërkojnë çdo gjë që paraja mund të blejë.

Çdo dhomë është e mobiluar me krevate ‘king size’, bar, garderrobë druri e punuar me dorë, tryezë shkrimi dhe tavolinë ngrënieje. Dhomat janë komode, të bollshme me banjo modern.
Për të mbajtur funksional këtë ishull, 20 pjestarë të stafin punojnë 24 orë për të plotësuar çdo nevojë të pushuesve.

Dhe kur fatkeqsisht vjen koha për t’u larguar, transporti mundësohet nga një anije e vogël private apo një aeroplan për të çuar pushuesit në shtëpinë e tyre.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti

Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti