Oxfam, e cila ka hartuar një raport të posaçëm, i kërkon Bashkimit Europian që në raportin e ardhshëm për listën e zezë të fusë edhe këto vende.
Organizata paralajmëron gjithashtu se lista e zezë zyrtare e BE-së, që pritet të publikohet javën e ardhshme, ka gjasa që të mos përfshijë parajsat fiskale për shkak të presionit politik nga brenda dhe jashtë Unionit.
Në analizën e saj, Oxfam ka zbatuar kriteret e BE-së për 92 vende të skanuara nga Unioni, përfshirë këtu 28 vendet anëtare të tij. Raporti sugjeron se 35 vendet që nuk janë anëtare të përfshihen në listë, ku figurojnë 4 vende anëtare: Irlanda Luksemburgu, Holanda dhe Malta.
Oxfam druhet se pavarësisht konstatimeve, qeveritë e vendeve të Unionit do të dalin me një listë me përmbajtje të dobët, ose boshe. Lista po hartohte në fshehtësi, gjë që sipas saj e bën vëzhgimin publik të pamundur.
Presidenca malteze e BE-së është shprehur publikisht për një listë të vakët, ndërsa pas një takimi me ministrat e Unionit, qeveria zvicerane ka deklaruar zyrtarisht se nuk pret që vendi i saj të jetë pjesë e kësaj liste.
Lista e vendeve jashtë BE-së:
Anguija
Antigua dhe Barbuda
Aruba
Bahamas
Bahrain
Bermuda
Bosnje dhe Hercegovina
Emiratet e Bashkuara Arabe
Gjibraltari
Grinlendi
Guami
Hong Kongu
Ishujt e Virgjër Britanikë
Ishujt e Virgjër Amerikanë
Ishujt Faroe
Ishujt Kuk
Ishujt Kajman
Ishujt Marshall
Kuraçao
Kaledonia e Re
Maqedonia
Mali i Zi
Maurishus
Nauru
Niue
Omani
Palau
Shqipëria
Serbia
Singapori
Tajvani
Trinidad dhe Tobago
Vanuatu
Xhersi
Zvicra
Lista e vendeve të BE-së:
Irlandë
Holandë
Luksemburg
Maltë












