PRRENJAS-  Një aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd ku një motor është përplasur me një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit, 34-vjeçari, Sokol Duma.

Shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar i drejtuesit të motorit që më pas ka përfunduar në sensin tjetër të lëvizjes në rrugë dhe për pasojë është përplasur me kamioni.

Kamioni i përfshirë në aksident është me targa të Korçës. Ndërkohë polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth zbardhjes së plotë të këtij aksidenti.

Ditën e sotme një tjetër aksident ka ndodhur në këtë aks ku një maune e ngarkuar me letra është përfshirë nga flakët.