Paralajmërimi i Joe Biden: Cilat mund të jenë pasojat në Shqipëri?

Paralajmërimi i Joe Biden: Cilat mund të jenë pasojat në Shqipëri?

Joe Biden dhe Sali Berishya

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë të ditur nismën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për një aksion pro-aktiv për të luftuar korrupsionin global.

“Memorandumi i sigurisë kombëtare” që urdhëron Departamentin Amerikan të Shtetit dhe një sërë agjencish të tjera t’i dorëzojnë presidentit brenda 200 ditëve një raport dhe rekomandime se si Shtetet e Bashkuara mund të përdorin më mirë burimet e tyre dhe partneritetin me vendet e tjera për të luftuar korrupsionin në rang global, duket qartë si një paralajmërim për një nismë më të avancuar dhe mekanizma më të rinj nga ato që janë marrë deri tani.

Po cilat mund të jenë realisht këto mekanizma? Në linjën logjike, dy janë linjat ku mund të veprojë SHBA, nëse e kanalizojmë këtë nisëm për vendin tonë. Një në linjën ndërkombëtare dhe një në atë të marrëdhënieve dypalëshe.

Deri tani SHBA ka ndërmarrë jo vetëm me Shqipërinë, aktivizimin e skemës së cilësimit “non grata” për personat që ka dyshime të forta për lidhje me korrupsionin.

Vendimi më i fundit ishte ai që ndëshkoi ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Por ky mekanizëm në fakt është i përdorur prej vitesh, dhe nisma e re bën të ditur një avancim të kësaj nisme.

SHBA, sipas të gjitha gjasave, duke ju referuar edhe përvojës në të kaluarën me vende të tjera që ka pasur vendime për sanksione, siç ka qenë rasti i Rusisë apo i organizatave terroriste, ngrirja e aseteve ndërkombëtare të personave të përfshirë është një masë e cila ka rezultuar e efektshme.

SHBA me ngrirjen e aseteve, nuk bën fjalë thjesht për ngrirje të aseteve që janë aktive në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës, ku Uashingtoni ka marrëdhënie.

Në eksperiencën e këtij fenomeni, pati efekte të rëndësishme, pasi ngrirja e aseteve të disa zyrtarëve dhe bisnesmenëve rusë, rezultoi e tillë jo vetëm në SHBA, por edhe në vende europiane si Gjermania, Franca, Italia, apo edhe shtete të tjera.

Kjo, pasi SHBA i kushtëzoi partnerët e saj që të mos kenë asnjë marrëshënie me këto subjekte.

Ky mekanizëm i kushtoi shumë Rusisë, ndaj Moska disa herë ka kërkuar në mos heqjen, të paktën lehtësimin e këtyre masave nga ana e vendeve të Bashkimit Europian, që janë partnerë kryesorë tregtarë.

Ndërkaq, masa në lidhje me Shqipërinë, në nivelin dypalësh ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit aktual që SHBA ka në lidhje me mbështetjen e reformës në drejtësi.

Një rol pro-aktiv, që mund të jetë si mbështetje më e madhe financiare për organet më të reja të drejtësisë si SPAK e BKH, ashtu edhe ndihmë logjistike, sidomos në metodat e reja teknologjike të ndjekjes, përgjimit dhe mbledhjes së provave ndaj zyrtarëve të korruptuar.

Në vitet ‘80 të shekullit të shkuar, ishte pikërisht nisma e Qeverisë amerikane për të ndihmuar Prokurorinë Antimafia të Palermos, që solli një hap cilësor në hetimet ndaj Cosa Nostra-s.

Prokurori i Nevv York-ut, Rudy Guliani dhe ish-shefi i FBI Louis Freeh, ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Giovani Falcone-s dhe Paolo Borselino-s, që çuan në sukseset e arrestimit, gjetjes së provave dhe dënimit të kupolës së Cosa Nostra-s siçiliane.

Por natyrisht ka edhe rrugë të tjera, që në kohën e sotme dixhitale janë të mundshme, kryesisht me asetet e fshehura në bankat apo institucionet financiare dhe pasuritë e patundshme, ku mund të kenë lidhje apo gjurmë zyrtarë apo politikanë të lidhur me korrupsionin..

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën