Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, i cili është në hetim për tre vepra penale, ka trazuar ujërat e politikës në vendin tonë. Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK do të fillojë të godasë edhe djathtas. Në një intervistë për Report Tv, Ngjela u shpreh se ka ardhur koha që SPAK të godasë edhe djathtas, e shtoi se nëse ecën me këtë doktrinë, pra me goditjen e rangjeve të larta të politikës, shumë shpejt ketë edhe në radhët e opozitës që do të bien në rrjetën e SPAK.
‘Nëse SPAK është në lartësinë e duhur nëse rezulton se është korrupsion është një hap para në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. 98% janë deputetë. Si të jesh ministër si të jesh deputet ngarkesa juridike personalitet janë e njëjta gjë. Problemi është shumë i thjeshtë të shikojmë si do të të ecin ngjarjet në lidhje me këtë arrest. Patjetër që do të shkohet dhe djathtas. Kur fillon lufta kundër një krimi që është bërë fenomen i një qeveria qoftë dhe korrupsioni fillohet nga pushteti. Fillohet nga pushtet. SPAK nuk mund ta fillojë nga opozita, por nga pushteti, deri tani jemi majtas. Pra ka filluar majtas, tani majtas u ngrit dhe më tepër rangu. Pyetja që bëhet është do të shkojë djathtas, mendoj se ka ardhur koha. Doktrina është e Bonapartit ai filloi majtas, pastaj i ra fisnikërisë. E ka hapur doktrinën tani dhe në shikojmë që SPAK-u po ecën me këtë të doktrinë, procesi për goditjen e rangjeve të larta të politikës.’- tha Ngjela.
SPAK kërkon arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.
Ja,sa te mbije bar per Gomarin.Vonohet nje cike per shkak te temperatura e te larta,por...do te behet."Prisni dhe shpresoni "-ka thene konti i montekristos.
Përgjigju