Paralajmëron Erdogan: Askush të mos luajë me ne, do kërkoni vrimë për t'u fshehur!
Erdogan kritikoi sot vendet evropiane, të cilat nuk lejuan tubimet e AK Partisë, ndërsa në të njëjtën kohë lejuan terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane. Erdogan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës.
Presidenti Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi sot vendet evropiane, të cilat nuk lejuan tubimet e AK Partisë, ndërsa në të njëjtën kohë lejuan terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane. Erdogan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan iu drejtua masës së qytetarëve në sheshin e qytetit lindor turk të Erzurumit, dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale.
Vendet që lejojnë terroristët e PKK, YPG, PYD, HDP të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane dhe nuk lejojnë Partinë AK, mbyllin sallat. Doni apo nuk doni, Bosnjë e Hercegovina ju dha një leksion të mirë. Aktualisht jemi në Erzurum, kjo ju mjafton.
Erdogan, Presidenti i Turqisë
Duke theksuar se Turqia më 24 qershor shkon në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, Erdogan ka thënë se tani është koha për unitet, koha është për Turqinë dhe shtoi se lobe të caktuara të interesit tentojnë të ushtrojnë presion mbi Turqinë. Ai tha se këto përpjekje do të jenë të kota.
Erdogan foli edhe për luftën e suksesshme të Turqisë kundër terrorizmit, duke potencuar se askush nuk guxon të luajë me Turqinë, se në të kundërtën, sikur terroristët edhe ata duhet të kërkojnë një vrimë për t'u strehuar.
Tashmë dihet se çfarë u bëmë organizatave terroriste. Askush të mos luaj me ne. Ata që tentojnë të luajnë me ne, sikur dhe terroristët e PKK, PYD, DEASH, FETO. Të gjithë do të detyrohen të kërkojnë një vrimë për t'u fshehur.
Erdogan, Presidenti i Turqisë
Gjithashtu bëri të ditur se deri më tani në qytetin sirian të Afrinit janë neutralizuar 4.475 terroristë, në veri të Irakut 414 ndërsa brenda kufijve të Turqisë janë neutralizuar 398 terroristë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor, 17:33
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor, 16:13
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor, 17:27
-
Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor, 18:25
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid
8 Tetor, 10:55
-
Turqia do të evakuojë qytetarët e saj nga Libani
8 Tetor, 09:55