Paralajmëron OBSH: Kolera po përhapet me shpejtësi në gjithë Libanin

Paralajmëron OBSH: Kolera po përhapet me shpejtësi në gjithë Libanin

Liban

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se kolera po përhapet "me shpejtësi" në të gjithë Libanin.

Vendi i Lindjes së Mesme raportoi rastin e parë të kolerës që nga viti 1993 në tetor. Sëmundja tani është përhapur në çdo rajon të vendit, me 1,400 raste të dyshuara në total, sipas OBSH-së. Përhapja filloi në qytetin verior të Bebnine, ku janë gjetur shumica e rasteve. Aty është ngritur një spital fushor nga autoritetet.

Vendi aktualisht po kalon një krizë ekonomike, shoqëruar me paqëndrueshmëri politike. Presidenti Michel Aoun u largua nga posti i tij këtë javë, duke i dhënë fund mandatit të tij gjashtëvjeçar pa zëvendësim. Aktualisht është krijuar një qeveri e përkohshme.

Nga u përhap kolera?
Drejtori Rajonal i Emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan tha se ka të ngjarë të ketë ardhur nga Siria, ku tani ka rreth 20,000 raste të dyshuara.

Bakteret e kolerës përhapen përmes ujit të kontaminuar, ushqimit ose ujërave të zeza. Ajo mbart rrezikun e nxjerrjes jashtë funksionit të veshkave që çon deri në vdekje, por është e trajtueshme me ilaçe. Ajo transmetohet përmes rrugës fekalo-orale, gjë që rrit rrezikun e një shpërthimi epidemie.

Numri i shpërthimeve në mbarë botën është rritur ndjeshëm këtë vit. Përmbytjet, thatësirat, konfliktet, migrimi dhe faktorë të tjerë që çojnë në uljen e aksesit në ujë të pastër qëndrojnë pas kësaj, thotë OBSH.

Për shkak të mungesës së furnizimit me vaksina, agjencia e OKB-së ka ndryshuar procedurën e rekomanduar të vaksinës nga dy doza në një dozë.

Libani mori grupin e parë të vaksinave të hënën. Dërgesa prej 13,000 dozash u dhurua kompania franceze e kujdesit shëndetësor Sanofi, dhe dorëzimi u lehtësua nga qeveria franceze. Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad u tha gazetarëve vaksinimi do të luante "një rol thelbësor" në kufizimin e përhapjes së sëmundjes.

OBSH po ofron mbështetje për Libanin për personelin mjekësor, pajisjet dhe burimet laboratorike, vaksinat, si dhe ofron trajnime në klinika dhe spitale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri